Atje ku ngec kultura në baltë
23/04/2005 Në vazhdim të debatit të N.Kullës te gazeta “Metropol”
Kur autori Ndriçim Kulla përmend emra të tillë si Branko Merxhani, Tajar Zavalani, Mehdi Frashëri, Anton Arapi, Zef Valentini, Krist Maloki, Eqerem bej Vlora, Gjergj Fishta, Faik Konica dhe librat e botuar me veprën e tyre të ngecur nëpër libraritë e varfra të pashitura, të bllokuara para dyerve zyrtare, që do ta bënin të lehtë rrugën e tyre drejt njerëzve, të cilët me studimin e këtyre veprave do të shtonin koeficientin e kulturës dhe mençurisë së tyre, më shtrëngon pikëllimi për fatin e shumë intelektualëve në këto kohë të rrëmbyeshme.
Ku ndal ora e mendimit? – pyet me të drejtë autori i shkrimit të botuar në datën 22 prill 2005 në gazetën “Metropol” dhe shtjellon shqetësimin e tij si botues, si studiues, si pedagog për librat që kanë arritur të dalin në dritë dhe të mos “integrohen” në sistemin shkollor para-universitar. E lexova shkrimin me vëmendje dhe seriozitetin duke kërkuar në to grimca të shqetësimit që vijnë prej një lexuesi, prej një mësuesi, prej një dashamiri të kulturës. Megjithatë, sa më shumë shkoja në fund të përpjekjeve të tij për të rezistuar, duke i ritrokitur Ministrisë së Arsimit e si dhe ministrit të saj, z.Memushi, mendimi dhe kujtesa ime shkojnë më thellë, në një histori, e cila pa dashje më nxori para syve plagën e hapur dhe të pambyllur të intelektualëve shqiptarë dhe veprës së tyre të heshtur. Në një pasdite studentësh e pedagogësh të degës së historisë dhe arteve në Romë, kur merr vesh që vija prej Shqipërie, më afrohet një profesor historie dhe me mburrje më rrëfen një dëshmi notash, ku dallohej qartë emri, mbiemri dhe firma e prof.Aleksandër Meksit në kolonën e pedagogëve dhe viti mësimor 1989-1990. Nuk e besova. E kisha njohur Aleksandër Meksin si Kryeministër që vinte prej historianëve, por asgjë më shumë nuk dija për peshën e asaj firme në një librezë studenti të universitetit të Marburgut “Guntram Kolch”. Gjermani më shpjegoi se profesor A.Meksin e kishte patur pedagog për një semestër në lëndën “Seminar për marrëdhëniet bizantine” si dhe “Ushtrime në monumentet palo-kristiane” së bashku me një tjetër profesor të njohur gjerman. Emrat e këtyre profesorëve qenë gdhendur në ballinën e portës së shkollës. Në fund të kursit, studentët zgjidhnin me dëshirën e tyre pedagogun prej të cilit kërkonin firmën dhe kjo vinte në përputhje me mënyrën e mësimdhënies. Disa prej nesh, më rrëfeu ai, me shumë respekt kërkuam dhe morëm firmën e profesorit nga Tirana.
Kohë më vonë, kur puna e deshi të shkruaja më gjatë për veprimtarinë intelektuale të prof.A.Meksit, këmbëngula të më ritregonte këtë detaj, por prej tij kapa brenda heshtjes dhe fisnikërisë së dëshpërimit intelektual dëshirën për të mos u mburrur me këtë vegjë të vogël treguese. Duke iu referuar krijimtarisë së A.Meksit të botuar, duke kujtuar punën si studiues e restaurator i monumenteve mesjetare në INK dhe QKA, duke e kujtuar lexuesin se është autor i shumë studimeve në revistat “Monumentet dhe Iliria” si dhe librat “Historia e Arkitekturës”, pjesa I-1973 (bashkautor) tekst universitar; Arkitektura mesjetare në Shqipëri, 1982, Historia e arkitekturës shqiptare 1987, Berati dhe arkitektura, 1988, Berat, son historie e son architecture 1996, Restaurimi i Monumenteve të Arkitekturës 2004; gjej përgjigjen edhe për studiuesin N.Kulla dhe shqetësimin e tij intelektual që nuk është i vetëm, nuk është i pakët, por është simptomë e një sëmundjeje që ka mbërthyer hallka të ndryshme të kulturës dhe arsimit shqiptar. E dimë të gjithë që pedagogët u shesin studentëve librat e tyre, sepse nga emrat në kopertinat e tyre, mësoj si quhen pedagogët e tim biri, ose u kërkojnë të mësojnë dhe të përgjigjen vetëm për tezat e tyre; e dimë të gjithë që secili kërkon arën e vet, ku të dëgjohet vetëm blegërima e llojit të tij. Por gjithashtu dimë dhe mësojmë çdo ditë që ka njerëz që i kanë kushtuar një jetë të tërë studimeve, librave, janë gjallë, i kemi para syve, e nuk i duam për të tillë. Nuk i përfillim për vlerat që kanë, nuk i vlerësojmë për kulturën që mund t’i përcjellin brezit të ri. Atëherë? Si mund të pranojë Universiteti i Tiranës që të japë mësim në të profesor Aleksandër Meksi, që të paktën studimet për restaurimet t’ua përcjellë studentëve, kur dihet që ai mund të “njollosë” e bëjë blu me kulturën e tij auditoret e kuqërremta? Jo vetëm kaq, por pedagogë dhe profesorë të zotë janë ata që janë militantë të zotë, (Zoti i dashtë deri në fund!) ashtu si Ndriçim Kulla, një letër të tillë mund ta bëjnë shumë e shumë studiues të tjerë që kanë librat e tyre shumë të kërkuar në Perëndim, që ua kërkojnë biblioteka me emër në Angli e Amerikë, por që ministri vërtet që nuk ka kohë t’i lexojë, jo më librat, por as letrën që shkruan i shqetësuari. Ky shqetësim, nëse mbartet te secili sipas hapësirës dhe formës që ka, sjell ide shumë të vlefshme për të mbledhur në tavolina grupe studiuesish, botuesish, që të caktojnë një komision të mirëfilltë intelektual, i cili të marrë detyrën e vështirë të përzgjedhjes dhe përcaktimit të librave që duhet të hyjnë në sistemin shkollor para-universitar dhe universitar. E për t’i shpëtuar ngjyrave dhe farefisnisë së madhe shqiptare, do të ishte mirë të funksiononte në bazë të një diskutimi të gjérë dhe të hapur, ku secili të mbronte punën e vet. Ora e mendimit shqiptar, i dashur Kulla, sipas meje, ka ngecur te dasitë politike dhe mosdëshira për ta parë këtë popull sa më të ditur, sa më të mësuar, sa më të kulturuar, sepse dihet aksioma e vjetër, që sa më pak të dijë një popull, aq më e lehtë është ta nënshtrosh, ta përçmosh, ta mohosh. Zemrat e ingranazhet që do bënin të mundur funksionimin normal të prurjeve kulturore dhe rivlerësimin e traditës, janë pak e nga pak në ndërgjegjësimin e secilit, për të mos e gangrenizuar këtë problem “të vockël” kulture.