Klosi si “dashnor” spanjoll
23/04/2005 Sot në ditën ndërkombëtare të librit, Ministria e Kulturës i dhuron 100 libra tri bibliotekave studentore, duke i referuar modelit spanjoll të festimit “dhuro një libër, dhuro një trëndafil”; Kur në botë kjo festë ka lindje mistike dhe për letrat shqipe, ka përkim mistik që ka të bëjë me legjendën, përkthyesin Robert Shvarc
Këmbët në tokë e koka në erë. Ministri i Kulturës, Blendi Klosi, dje ka iniciuar ditën ndërkomëbtare të librit, për ta festuar dhe në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të zhvilluara evropiane e deri në Afrikë. Duke deleguar për njoftimin e këtij aktiviteti zëdhënësen e shtypit, krejt ndryshe nga programet e tij masive të publikura deri më tani, Klosi ka zgjedhur në mes të tjerash që modeli i festimeve për librin t’i ngjaj asaj spanjolle. Ca romantike, mendjeprishëse, duke iu afruar rinisë studentore me logon “dhuro një libër, dhuro një trëndafil”. Tradita e bukur katalane prej Spanjës ka ngjitur më tepër te ministri ynë i Kulturës për të treguar elegancën e tij, vizionin dhe kokën plot me ide për kësi veprimtarish-model (kopje). Ashtu sikurse leksionet nordike për unionin ballkanik.
Pra, për këtë ditë-libri ka mbledhur nja nëntë tituj, të shumëfishuar në 100 kopje për t’ia dhuruar fondit në tri bibilioteka studentore. Librat do falen, megjithëse librat mbajnë vlerë të shtrenjtë për xhepin e studentëve, edhe Klosit nuk i ka kushtuar shumë ky harxh bamirësie, krejt rastësisht. Ashtu si shumë nisma të tjera spontane. Librat u janë mbajtur “peng” botuesve, duke ia shlyer kësisoj nderin që u ka bërë Ministria e Kulturës, si mbështetje. Por adresa për librin, festimin e tij është përqëndruar dje, veç në bëma të ministrisë për bibliotekat. Kur, ndoshta është më unikalja që në dikasterin e lartë të kulturës, drejtoria që merret drejtpërdrejt me librin mban nja dy emra anonim specialistësh, kur ka më shumë se dy muaj që posti i drejtuesit mbahet hapur... Kështu që me një zëdhënës e dy specialistë, që i bie të kryejnë më shumë punën e hamallit të ministrit, Drejtoria e Librit në Ministrinë e Kulturës, tani për tani, quhet e atrofizuar. Kjo ndodh tamam në momentin kur ende nuk kanë shkuar mbi tryezën e ministrisë draftet përfundimtare të projektligjit për librin, për të drejtat e autorit, për të mos folur pastaj për bibliotekat, ku ende nuk është diskutuar kuadri ligjor.
Zhurma mediatike që bëhet për librin, mbytet më së tepërmi nga organizimet masive që bën ministri i Kulturës, ku ekspozon rëndshëm, në ekranet televizive, emrin e tij me testin MKRS.
Ngulja vetëm në rastin e bibliotekave ndoshta e nxjerr më pak faqebardhë punën e Klosit, pasi shumë prej tyre janë mbajtur në këmbë e janë model për zemërgjerësinë e sponsorizimeve të huaja. Modelet si në Fier, Shkodër, Tropojë, Lezhë, Krujë, Burrel, Ersekë dhe Dibër, janë nder i tjetërkujt. Justifikimi mund të jetë në majë të gjuhës se MKRS bën politika. Atëherë, në këtë rast, i qëllon të jetë rastësi, sepse për ditën e librit nuk ka çfarë të tregojë Klosi, kur në shesh, m’u në turinjtë e ministrisë për Ditën e Verës, një përkthyes goxha i njohur dha alarmin se po i vidhnin librin. Ishte një panair i organizuar, krah këtij masivizmi nga ministri i Kulturës dhe për këtë, ata “specialistët” u përgjigjën se janë aty, thjesht, për mundësi ekspozimi të librit, dhe jo të bëjnë policin se kush vjedh.
Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit, në botë ka nisur për datën e shënuar, të lindjes së Shekspirit dhe nga pas ka përkime datash me personalitete të letrave. Sikur këtë punën, festimet me libra të bibliotekave t’ia linte krejt në dorë Bibliotekës Kombëtare a ndonjë institucioni tjetër që merret me librin, ndoshta në këtë rast do të kujtohej ndokush në Ministrinë e Kulturës se, Klosi jo e jo, se pikërisht më 25 prill për letrat shqipe ka një personazh mit, që ka të bëjë me një “post mortem” të përkthyesit shqiptar Robert Shvarc, dhe po të gërmohet më shumë, ka dhe të tjerë emra në këtë histori, që ka të bëjë me ditën ndërkombëtare të librit. Realisht, Shvarc ka dhënë shpirt më 23 prill... përkim mistik në këtë ditë për librin.