Nafta: Fillimi i një epoke të re?

23/04/2005 Çmimet e lartë reflektojnë pjesërisht frikën nga pengesa më të mëdha në furnizim – terrorizmi, lufta, problemet politike, moti apo aksidentet. Në teori, çmimet më të lartë duhet të jenë pjesërisht vetëkorrigjues. Ato duhet të detyrojnë uljen e kërkesës dhe inkurajimin e ofertës. Por, teoria është e nevojshme që të përshtatet gjithmonë me realitetet e rinj. Këtu, kemi dy të tillë
Tani, çdo gjë mund t’i ndodhë naftës. Çmimet mund të ulen, nëse frikërat e menjëhershme pas blerjeve të kohëve të sotme nuk materializohen. Por, prirjet afatgjata nuk janë aspak premtuese. Kërkesa globale po rritet në mënyrë fantastike; oferta botërore ngjan gjithnjë e më pak ekspansive. Varësia nga nafta e Gjirit Persik me shumë gjasa do të vijë duke u rritur. Ekonomia globale mbetet peng i lëndëve djegëse të pasigurta ose të shtrenjta. Vendet prodhuese mund të bëhen më të fortë, vendet konsumatore më të dobët
Pyetja më interesante që i vjen gjithkujt në mendje kur mëson se çmimi i naftës i ka kaluar 50 dollarët për fuçi është, nëse kjo sinjalizon për një epokë të re në ekonominë dhe politikën e energjisë. Për ta bërë pyetjen sa më të qartë: A mos kemi hyrë tashmë në një periudhë kur, për shkak të kërkesës vazhdueshmërisht të lartë dhe ofertës kronikisht të mangët, çmimet janë ngritur lart një herë e përgjithmonë? Nuk e dimë, por gjithsesi përgjigjja mund të jetë “po”, për të paktën një arsye: Kina.
Amerikanët konsumojnë afërsisht 21 milionë fuçi naftë në ditë, që është një e katërta e totalit të konsumuar në botë, 84 milionë fuçi në ditë, bën të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Por sot, Kina është shteti i renditur në vendin e dytë, me afro 6.4 milionë fuçi në ditë, dhe kërkesa e saj për arin e zi mund të dyfishohet deri në vitin 2020, gjë kjo që u theksua nga analistë të ndryshëm gjatë një konference të mbajtur javën e kaluar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Për më tepër, Kina do të jetë importuese për të plotësuar pjesën më të madhe të kërkesave të reja; prodhimi i saj i brendshëm është i pandryshueshëm, afro 3.5 milionë fuçi në ditë. Gjithsesi, nuk është tërësisht e qartë se sa do ta stimulonte prodhimin ekstra të naftës rritja e kërkesës së Kinës – por edhe ajo e vendeve të tjera në zhvillim, si për shembull India.
E vërteta është se tregjet e naftës i nënshtrohen herë pas here “zhvendosjeve sizmike”. Deri në vitin 1974, Shtetet e Bashkuara ishin prodhuesi më i madh i naftës në Botë. Oferta ishte e bollshme; amerikanët i kontrollonin vetë çmimet e tyre të naftës, siç shpjegonte në librin e tij të vitit 1991, “Çmimi”, autori Daniel Jergin.
Me një kapacitet të tepërt prodhimi, Komisioni i Hekurudhave të Teksasit – i cili, pavarësisht nga emri, merrej me rregullimin e çështjeve të naftës – kufizoi prodhimin për të stabilizuar çmimet, ndërkohë që ruante “një rezervë emergjence” për kohëra të vështira krizash, shkruan Jergin. Në mars të vitit 1971, komisioni lejoi një prodhim të tillë që të ishte në gjendje të përmbushte kërkesën që sa vinte e rritej. Tashmë në Amerikë nuk kishte më naftë të tepërt. Çmimet e naftës në të gjithë botën erdhën e u ngritën, dhe OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Petrolit) u bë edhe më i fuqishëm nga ç’kishte qenë.
Tani ne mund të jemi në një pikë të ngjashme infleksioni, ku sistemi global i naftës po ndryshon në mënyrë dramatike. Eshtë e sigurtë që panorama afatshkurtër tashmë ka ndryshuar. Nga viti 1991 deri në vitin 1999, kërkesa botërore për naftë u rrit çdo vit me afro 1 milion fuçi në ditë, tha në një konferencë të kohëve të fundit Guy Caruso, shef i Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë. Por në vitin 2004, kërkesa kërceu krejt papritur, duke arritur në 2.7 miliardë fuçi në ditë. Një e treta e kësaj rritjeje në kërkesë erdhi për shkak të Kinës, dhe një pjesë e mirë e saj reflektonte mangësitë në energjinë elektrike. Duke mos qenë në gjendje të siguronin furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike, fabrikat nisën në shumicë të përdorin gjeneratorë vetiakë. Përgjithësisht, sistemi kinez i impianteve të furnizimit me energji mbështetet te qymyri, por gjeneratorët e rinj punonin me naftë të importuar. Kina mund ta zgjidhë këtë problem, duke ndërtuar më shumë hidrocentrale dhe termocentrale, si dhe duke zgjidhur problemin e trafikut dhe bllokimeve ndaj importit të qymyrit. Por, gjithsesi, do të ketë burime të reja të kërkesës për naftë. Kina ka sot afro 20 milionë makina dhe kamionë, thotë këshilltari energjetik, James Dorian; deri në vitin 2020, ajo mund të ketë 120 milionë të tilla. (Në vitin 2001, Shtetet e Bashkuara kishin afro 230 milionë makina, kamionë etj.)
Rritja e kërkesës për naftë e ka tendosur tashmë deri në limit sistemin e prodhimit. Kapaciteti rezervë prej afro 1.5 milionë fuçish në ditë është më i ulëti në 30 vitet e fundit, thotë FrankVerrastro i CSIS. Pjesa më e madhe e ka vendndodhjen në Arabinë Saudite. Çmimet e lartë reflektojnë pjesërisht frikën nga pengesa më të mëdha në furnizim – terrorizmi, lufta, problemet politike, moti apo aksidentet. Në teori, çmimet më të lartë duhet të jenë pjesërisht vetëkorrigjues. Ata duhet të detyrojnë uljen e kërkesës dhe inkurajimin e ofertës. Por teoria është e nevojshme që të përshtatet gjithmonë me realitetet e rinj. Këtu, kemi dy të tillë.
Njëri është se në vendet e pasura – sidomos Shtetet e Bashkuara – rritja e të ardhurave e bën më të lehtë përballimin e rritjes së çmimeve të naftës. Në muajin e fundit, kërkesa për naftë në Amerikë ishte në fakt dy për qind më e lartë sesa viti i mëparshëm (dhe, duke iu përshtatur inflacionit, çmimet e sotëm të benzinës janë ende sa një e treta e niveleve të arritur në vitet 1980 dhe 1981). Një realitet i dytë është se kompanitë e mëdha të naftës duken sot më pak të gatshme, ose më pak të afta për të gjetur burime të reja nafte. Një studim i kryer nga Credit Suisse First Boston tregon se kompanitë kryesore kanë zëvendësuar më shumë se gjysmën e burimeve të shteruara të naftës me burime nga kompani të tjera, ose duke rivlerësuar burimet ekzistues. Në vitin 1990, kompanitë zëvendësuan dy të tretat e burimeve me zbulime të reja. Kjo performancë e varfër mund të reflektojë faktin që 72 për qind e rezervave botërore të naftës kontrollohen nga kompani shtetërore nafte, thotë Verrastro. Kompani private shpesh herë mund të marrin të drejta kërkimi vetëm me kushte që u shkaktojnë atyre shumë risqe dhe pak fitime.
Tani, çdo gjë mund t’i ndodhë naftës. Çmimet mund të ulen, nëse frikërat e menjëhershme pas blerjeve të kohëve të sotme nuk materializohen. Por prirjet afatgjata nuk janë aspak premtuese. Kërkesa globale po rritet në mënyrë fantastike; oferta botërore ngjan gjithnjë e më pak ekspansive. Varësia nga nafta e Gjirit Persik me shumë gjasa do të vijë duke u rritur. Ekonomia globale mbetet peng i lëndëve djegëse të pasigurta ose të shtrenjta. Vendet prodhuese mund të bëhen më të fortë, vendet konsumatore më të dobët. Mund të ketë shumë më tepër konkurrencë mes vendeve konsumatore për të siguruar kontrata afatgjata për blerjen e naftës. Tashmë Kina ka arritur të firmosë disa martëveshje të tilla.
Mesazhi për amerikanët është shumë i thjeshtë. SHBA importon afro 60 për qind të naftës që konsumon. Nuk mund t’i eliminojë importet në një kohë të afërt, por ato mund të kufizohen duke prodhuar më shumë brenda vendit dhe duke ruajtur shumë më tepër (domethënë taksa më të larta për lëndët djegëse, standarde më të ashpër benzine, makina më të vogla dhe hibride). Kjo do të pakësonte dobësinë e konsumatorëve dhe do të lehtësonte trysninë për pjesën tjetër të botës. Debati që vë përballë alternativën e një prodhimi më të madh kundrejt asaj të një konservimi më të madh është i gabuar. Na duhen të dyja.