E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si festohet Dita e Librit

23/04/2005  Në kalendarin e ngjarjeve të shënuara të kulturës botërore, prej vitesh, në të pesë kontinentet, çdo 23 prill festohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit. Kjo ditë është caktuar nga UNESCO në nderim të shkrimtarit të shquar anglez, Shekspir, pasi më 23 prill ai ka ditën e lindjes. Në këtë ditë ka vdekur Miguel Servantes dhe Inca Garcialaso de la Viega. Po në këtë datë kanë lindur edhe mjaft shkrimtarë të shquar, si Maurice Druon, K.Laxnes, Vladimir Nabukov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Që nga viti 2002, edhe Shqipëria, fillimisht me nismën e Bibliotekës sonë Kombëtare dhe e pasuar nga institucionet e tjera kulturore e arsimore të vendit etj., i është bashkëngjitur dhjetëra vendeve të tjera të botës për festimin e kësaj dite të shënuar të dijes, e cila është pjesë e kalendarit kulturor botëror. Në vende të ndryshme, në këtë ditë feste të librit, që përfshin natyrshëm të gjithë moshat e nivelet e shoqërisë, dashamirës e adhurues të librit, e festojnë në mënyra të ndryshme. Kështu, në Spanjë, të frymëzuar nga tradita e bukur katalane, është jetësuar nisma speciale me sloganin “Dhuro një libër, dhuro një trëndafil”, në Norvegji “Duke lexuar një librari”, në Francë “Duke lexuar nëpër rrugë”, në Afrikë “Për leximin publik”, ku vullnetarët e rinj u lexojnë libra të sëmurëve, të moshuarëve, të verbërve në shtëpitë e tyre etj. “Po kështu, më 23 prill, Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, do të organizojë një aktivitet të veçantë për librin. Ndërsa në të gjitha bibliotekat publike do të ketë veprimtari të ndryshme në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale të vendit”, ka thënë dje në konferencën për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Anila Leka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›