Si do të sigurohet energjia deri në 2015

23/04/2005 Strategjia e energjisë
Harasani premton drita pa kufizim në 2007 dhe miliona euro të investuara deri në 2015
Drita pa kufizim do të kemi në 2007-ën, por deri atëherë KESH–it do t’i duhet të zbatojë një plan të rreptë masash. Ndërtimi i TEC-it në Vlorë, parkut energjetik, një hidrocentral i ri dhe mbi të gjitha orientimi i tregut drejt gazit e naftës, pretendohet të jenë “gurët me fat” për sektorin e energjisë dhe që do të mundësojnë një reformim të plotë të tij. Në ditën e energjisë, drejtori i KESH-it, Harasani, ka bërë të ditur planin e masave që do të zgjasë deri në 2015-ën. Viti që u mbyll pati një rezultat financiar “prej 54.3 milionë euro, ose një rritje të aseteve dhe të fitimit me 25 milionë euro më shumë se në 2004-ën. Por, pavarësisht fitimit, sektori i energjetikës pati problemet e veta. Energjia është e mbështetur sot për sot me të dyja këmbët në prodhimin hidro, duke patur 87 për qind të prodhimit nga hidrocentralet. Mund të thuhet se 2004 është viti më i mirë i prodhimit që ka regjistuar dhe 5.0 TWH. Gjithsesi, specialistët e KESH–it pranojnë se sistemi është vulnerabël ndaj kushteve atmosferike e hidrologjike dhe kapaciteti i mundshëm kur ka vite të thata nuk e kalon 60 për qind, duke prodhuar 835 GW. Ndërkaq kapacitetet termike rezultojnë me nivele të ulëta të eficencës dhe kanë një shfrytëzim nga 24–33 për qind. Sipas të dhënave, nuk ka patur asnjë burim të ri gjatë 14 vjetëve të fundit dhe burimet ekzistuese nevojitet të rehabilitohen. Shumica e burimeve gjeneruese ndodhen në Veri të vendit, ndërkohë që qendrat e konsumit dhe të konsumatorëve ndodhen në Jug të tij. Prodhimi i përgjithshëm prej 5.485 GWh në 2004-ën, konsiderohet i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesën konsumatore në vend. Ky ka qenë shkaku që Shqipëria është kthyer në një importuese të energjisë elektrike, ndaj ndërhyrja në burime të reja gjeneruese është e domosdoshme dhe prioritet i strategjisë. Nga ana tjetër, Shqipëria vazhdon të ketë një nivel të lartë të humbjeve në rrjet, krahasuar me ato të rajonit. Kështu, nga 55.5 për qind që ka qenë niveli i humbjeve në ’99-ën, KESH-i ka mundur ta reduktojë në 36.6 për qind në 2004-ën. Për këtë është bërë e nevojshme zgjerimi i linjave të interkonjuksionit 400 dhe 220 kv me ish-Jugosllavinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Italinë. Ndërkaq konsumi mujor është rreth 520 MW në orë, çka dëshmon për një rritje të ndjeshme të konsumit mujor të energjisë nga një vit në tjetrin. E megjithatë, KESH-i ka arritur të reduktojë në mënyrë të ndjeshme grafikun e importit të energjisë, duke e lënë në minorancë të thellë në raport me prodhimin e energjisë në vend. Kështu, në 2005-ën janë prodhuar 5 MW energji dhe janë importuar vetëm 800 MG ose 100 MW më pak se në 2003-shin. KESH-i ka mundur të ngushtojë në mënyrë të ndjeshme diferencën mes shitjeve dhe arkëtimit, duke shpërndarë te konsumatorët 27.403 milionë lekë energji dhe duke mbledhur 26.005 lekë.
Plani i investimeve deri në 2015
Kalivaçi 90 MW 2013
Bratila 70 MW 2009
ÇGT1 Vlorë 135 MW 2006
ÇGT2 Vlorë 100 MW 2006
ÇGT3 Vlorë 100 MW 2007
ÇGT4 Vlorë 100 MW 2014
SCGT1 Durrës 105 MW 2011
SCGT2 Durrës 105 MW 2012
Plani i masave për reformimin e sektorit
Instalimi i 35 mijë matësave me parapagesë te konsumatorët, të cilët nuk paguajnë faturën e energjisë elektrike
Dhënia me koncension e aktivitetit të arkëtimit të faturave të energjisë për përmirësimin e aktivitetit në këtë sektor
Dhënien me koncension të shpërndarjes së energjisë dhe përgatitjen për privatizimin
Rehabilitimi dhe fuqizimi i hidrocentraleve ekzistuese
Rehabilitimi dhe fuqizimi i Termocentralit të Fierit
Ndërtimi i linjave të interkonjeksionit
1 466 MW nga hidrocentralet
193 MW nga termocentralet
54.3 milionë euro rezultati financiar
26 milionë lekë arkëtimet 2004