Humbet per nje pike te diskutueshme

Heroina e parë e Lojërave Olimpike të Londrës ka harxhuar të gjitha lotët e saj në pedanën e skermës. Lotët e para, koreanojugorja Shin A Lam i derdh duke qëndruar në këmbë kur gjyqtarët e gjysëm finales vendosin se një prekje e gjermanes Britta Heidemann në sekondën e fundit ishte e mirë. Shin e cila ka kundërshtuar këtë vendim ishte e bindur se kishte të drejtë, ashtu si dhe trajneri dhe delegacioni Korean. Ndërsa këta të fundit kanë kundërshtuar në mënyrë shumë të animuar vendimin e gjyqtarëve sportistja koreane e skermës e ka lënë veten në një të qarë të dëshpëruar. Dhe meqë asnjë protestë nuk mundi të ndryshonte këtë vendim, Shin ulet në pedanë dhe vazhdon të qajë për rreth një orë sad he ata që mendonin se kishte të drejtë kanë ndryshuar mendje. Pavarësisht reagimit të publikut të cilë fishkëllejnë dhe duartrokasin sportisten gjermane, Shin nuk ka treguar as vullnetin më të vogël për tu larguar nga pedana. Kur ka kaluar më shumë se një orë një nga vullnetaret i afrohet dhe i hedh mbi supe një peshqir. Dhe në atë moment koreania nis sërish të qajë, në një moment ku të pranishmit mendonin se kishte mbaruar. Sekretari i përgjithshëm i federatës ndërkombëtare Paramanov arrin ta biondë të ngrihet në këmbë dhe të rregullojë uniformën për tu përballur kështu për vendin e tretë. Por pas një ore e gjysëm të kaluar në lot, Shin nuk ka mundur të fitojë duke iu dorëzuar rezultatit 11 me 15 dhe duke u renditura e katërta. Por medaljen e arit në këtë sport e fitoi sportistja nga Ukraina Sheniakina dhe jo gjermania Heideman. Ndoshta ky mund të ketë qenë një ngushëllim i vogël për koreanen Shin.