E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baroni apo Carrera, në vend të Contes?

Antonio Conte pritet që shumë shpejt të suspendohet me tre muaj moskryerje të detyrës së trajnerit dhe me 200 mijë euro gjobë, pasi që akuzohet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve, në kohën sa e drejtonte Sienën.

Dhe, drejtuesit e Juventusit po mendojnë qysh tash për zëvendësuesin e përkohshëm të tij.

Sipas mediave italiane, trajnerin italian pritet ta zëvendësojë trajneri aktual i ekipit të të rinjve tek Bianconerët, Marco Baroni, por në opsion është edhe Massimo Carrera. Me Juventusin, Conte arriti të shpallet kampion i Italisë, pas e pësuar asnjë humbje gjatë tërë sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›