E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 100 milion funte për shpenzime

Pasi e fitoi Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori, Chelsea po përgatitet të bëjë blerje të reja gjatë kësaj vere. Pronari rus Roman Abramovich ka bërë gati 100 milionë funte, për t’i shpenzuar këtë vit.

Deri tash, klubi londinez ka shpenzuar 66 milionë funte, pasi bleu vëllezërit Eden e Thorgan Hazard, pastaj Oscarin dhe Marko Marinin. Menaxheri Roberto Di Matteo mund t’i ketë në dispozicion edhe së paku dy lojtarë të tjerë, nga sezoni tjetër.

“Ne po mendojmë ende të përforcohemi në një apo dy pozita në fushë. Nëse gjejmë lojtarë të mirë në dispozicion, gjërat mund të ndryshojnë në javët e ardhshme”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Blues, Ron Gourlay për tabloidin britanik ‘The Sun’. Synim i Chelseat këtë sezon është që ta fitojë Premierligën, por edhe në Evropë do të synojë të shkojë sa më larg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›