Sot mbyllet fushata zgjedhore për kryetar të Ferizajt

Sot përmbyllet fushata zgjedhore për kryetar të Ferizajt.
Udhëheqësit e partive politike do të vazhdojnë edhe sot t’i mbështesin kandidatët e tyre për kryetar të komunës së Ferizajt.
Ata sot kanë planifikuar fushatë më intensive, për të kërkuar votën e qytetarëve të Ferizajt ditën e diel.
Edhe pse vetëm pesë ditëshe, fushata për kryetar të Ferizajt është karakterizuar me disa parregullsi.
Monitoruesit e fushatës zgjedhore kanë raportuar një varg shkeljesh ligjore nga partitë garuese për pozitën e kryetarit të komunës.