Atletico Mineiro mban Ronaldinho

Ronaldinho mund të vazhdojë qëndrimin e tij në Atletico Mineiro pas paraqitjeve të mira prej kur iu bashkua klubit nga Flamengo në qershor.
Ish ylli i Barcelonës dhe Milanit i ndihmoi Atleticos të paraqet kandidaturë për titull, edhe pse titulli i parë pas 40 vitesh duket vështirë i arritshëm pasi skuadra ka nëntë pikë më pak nga kreu, katër xhiro para fundit.
Por, si shpërblim për paraqitjet e mira, Atletico planifikon ti ofrojë kontratë të re 32 vjeçarit. “Ronaldinho e meriton vazhdimin për atë që bëri”, deklaroi drejtori Eduardo Maluf.