Shpërndahen ushqimet për komunat
03/02/2005 MIRDITË - Të gjitha ndihmat prej rreth 30 tonë miell dhe 15 tonë ushqime janë ndarë sipas komunave dhe nevojave në rrethin e Mirditës. Në dy lagje në komunën e Fanit, Selman dhe Gjergj, si dhe në një familje në Valmirë të Komunës Selitë, kanë qenë helikopterët e ushtrisë që u kanë dërguar edhe ndihmat, duke ua hedhur nga sipër.
Reshjet e borës kanë vazhduar edhe gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Mirditës. Sipas zëvendësprefektit të Lezhës, Bardhok Pula, mësohet se “të gjithë akset rrugore që lidhin komunat e rrethit dhe bashkitë, janë të kalueshme, megjithëse trashësia e borës ka kaluar 1.7 m”.
“Për tri familjet të ndodhura pa strehë në komunën Kaçianarë, u janë dërguar fletë çadre, ushqime dhe veshëmbathje si dhe ka vazhduar procedura për të bërë të mundur plotësimin e dokumentacionit, sigurimin e shtëpive për ata. Të tri familjet Fran, Gjergj e Vila, kanë humbur banesat si rezultat i shembjes së tyre nga ngarkesa e borës në çatitë e tyre. Probleme kanë patur edhe katër banesa në komunën Fanë, të cilave u është shembur çatia. Ndërkohë që janë dëmtuar edhe dy shkolla në Fanë e Kaçianarë”, sqaron zëvendësprefekti Pula.