Vendimi tronditës:Banka e Anglisë ul përqindjen e interesit me 1.5
Banka e Anglisë ka marrë dje një masë unike. Ajo ka
vendosur të ulë përqindjen e interesit me 1.5%.
Përmasa e kësaj uljeje, që konsiderohet si më drastikja që
nga viti 1981, rrëfen për shkallën e lartë të shqetësimit të
bankës për futjen e Britanisë së Madhe në një fazë të gjatë
recesioni. Kjo masë pason një tjetër ulje të përqindjes së
interesit një muaj më parë. Megjithatë, bankat e vendit
pritet që t‘i japin vetes kohë për të vendosur nëse do ta
kalojnë këtë ulje edhe për sektorin e huadhënies së pasurive
të patundshme dhe llogarive të kursimit. Kjo u pasua edhe
nga ulja e përqindjes së
interesit të eurozonës nga ana
e Bankës Qendrore Evropiane
nga 3.75%-3.25%. Uljet e
përqindjeve të interesit vijnë
pas parashikimeve të Fondit
Monetar Ndërkombëtar se
ekonomitë e vendeve të
zhvilluara do të kontraktohen
gjatë gjithë vitit të ardhshëm
për herë të parë që nga Lufta
II Botërore. Për sa u përket huadhënësve më të mëdhenj,
ata mund të hezitojnë ta kalojnë masën edhe te
huamarrësit. Gjithsesi, ata që nuk do të ketë asnjë përfitim
nga ulja do të jenë klientët që kanë marrë kredi me
përqindje të fiksuara. Kjo masë do të godasë klientët që
kanë kursime, pasi do të ketë një ulje të përqindjes së
interesit që ata marrin nga depozitimi i parave të tyre. Kjo
masë e Bankës së Anglisë është mirëpritur nga shumë
organizata ekonomike dhe sindikata.