Aty, në krah të lundrës
Duke dëshmuar turfullimën e ruajtësit të rendit kur mjeku kërkon qetësi, ndërkohë që është duke i bërë EKG-në pacientit, i cili vetëm para 30 minutash ishte protagonist në tragjedinë ala-Butrint - nga vjen dhe variacioni i ri i akuzave politike që mbushin lajmet e nesërme dhe pse jo me pak vullnet mund të zgjatë edhe një javë - e ndjen në çastet e përmendjes nga kjo anestezi kombëtare të mendosh për fajin dhe fajtorin.
Nëse qëllimi i shkrimit është të fytyrësojmë këto dy koncepte, e mira do të ish të mos shkonim më tej se pasqyra. Po mendoj se provokimi qëndron të zbulosh si arritëm këtu, në kolltuk para televizorëve duke dëgjuar tragjedinë e radhës, e cila krah tundjes fillestare dhe provokimit te njohurive tona gjeografike mbi emrat e fshatrave të njohur e të panjohur ndoshta mund të zgjojë te ata më të ngeshmit dhe dëshirën e numërimit që tash nuk sjell asnjë të re përveç përmbushjes së kuriozitetit. 14 + 116 + 18 + 26 + 2 + "kush-e-di-sa-përpin-vdekja-natën-duke-ikur-nga-ky-vend-e-si-merr-vesh-kush". Tashmë gjithë numërimi mbetet statistikë. Larg qoftë të trajtohej sikur të ishin familje, nëna fëmijësh, baballarë të stërmunduar në luftën për të vënë bukë te tavolina, fëmijë që fati i bëri të lindin në këtë vend ku dritën e të ardhmes e ka zënë mjegulla dehëse e premtimeve pa fund që kurrë nuk do të kondensohen. Larg o Zot! Do na çmendeshin shtetarët, dhe ata më rezistentët do dilnin në deklarata me sy të fryrë.
Një nënë 22 vjeç me fëmijën tri muajsh e mbytur në liqenin e Butrintit vetëm 150 metra larg lundrës që për ironi është plot me figurantë të veshur në blu në çastin e filmimit. Një burrë/baba i ri të cilit përveç mallkimit që i infekton tashmë çdo qelizë të trupit t‘vet të ndotur nga pabesia e ujërave dhe makthit, tashmë i duhet të hedhë sytë e dhimbur mbi sehirxhiun e paguar nga i cili s‘ka për ta pasur fatin të shpëtojë së shpejti. Ai do të jetë aty krah tij duke ushtuar në heshtjen e vet, sa herë që fatkeqi ngre sytë "PO, PO VDIQ, IKU, IKËN". Netët tani do të jenë të qeta, pa të qarat sistematike që tani duken kaq të dashura. Ndoshta, tani mund të niset dhe vetëm për të kaluar kufirin, sigurisht për të mos u kthyer më.
Ferrat janë të hidhura, por tani nuk është koha, këmbët bien me nxitim mbi shkëmbinjtë e Parkut Kombëtar për ata që noti i ndihu të dilnin në breg pa ato pak plaçka që kishin vënë mënjanë për tu dukur "të prepsur" andej nga "ana tjetër": "Vrapo budalla, se do na kapin! Shpejt duhet të shkojmë në Ksamil ... tani do ishim duke kaluar kufirin. Për 4 ditë mund të arrinim te vendi dhe do fillonim të mblidhnim ullinj. Po ata të tjerët dolën nga uji? Po do kenë dalë, pastaj sikur dëgjohen ca zëra nga mbrapa...".
Sheshi i Spitalit në Sarandë është plot me sehirxhinj shumëngjyrësh. Mos vallë loz ironia me ne, apo do të na thotë diçka? Ǒdreq do të thotë dhe emri, është thjesht një profesion, "varkar" (eh ... ndoshta kësaj radhe është ca më shumë), të tillë tashmë jemi bërë të gjithë që nga ata që mbrëmjes do shijojnë minutat "live" që u erdhën si dhuratë në vrapin marramendës të përgatitjes së fushatës e deri te ne në kolltuk me telekomandë në dorë në kërkim të "National Geographic".
Sigurisht që në fund të mbrëmjes fajtori gjendet në pranga, sigurisht, po si mund të ishte ndryshe. Shteti për të cilin krenar jemi në furtunat e rralla të euforisë, nga ku tashme janë "liberalizuar" (kjo është fjala që përdoret për të na ngushëlluar se nuk është faji i tyre, por i yni nëse nuk e marrim) vizat për në Evropë, tashmë po na detyron të mbytemi këtu në vendin tonë. I gjori ti, që të ka rënë halli mbi krye, qaji të ndjerët dhe ndoshta herën tjetër fati të ndihmon të mos takohesh më me vdekjen në këtë vend. Vallë mos do ishte më e justifikuar sikur takimi të ish në anën tjetër të klonit, mbase dhe ca më afër, e ndoshta andej larg agonia do ish më e ngrohtë? Nuk i dihet, por me sa duket për këtë po përpiqen gjithnjë e më shumë vetë kohët e fundit.
Natën, natën me mjegull e pa hënë në rrugë e në mal vetëm për të marrë arratinë, larg nga justifikimet dhe premtimet e radhës dhe mos u tut se do dalë dikush që të marrë ato pak lekë për të treguar rrugën, "varkar" gjendet. Xhanëm ne të gjithë jemi "varkarët" e radhës, ne e bëmë, ne e mbajmë, ne nuk përtojmë të rrimë sehirxhinj duke vrarë me të "varurën" tonë.