Ndihmojeni sekularizmin
Këtë muaj, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë të parët ndër vendet arabe që njohën Kosovën, shtetin më të ri në botë. Kosova, që personifikon konceptin e ballkanizimit, është krejt pjesa më e fundit e një fundi. Gjatë bisedimeve që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, statusi i saj ishte një çështje që neglizhohej, por që vlonte derisa kur fuqia ajrore e NATO-s detyroi serbët të largohen nga territori historik, në vitin 1999, pasi gati gjysmë milioni banorë të saj ishin nxjerrë jashtë nga trupat serbe, që luftonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lindja e Kosovës në shkurt nuk u festua në tërë botën; në fakt, kishte një numër demonstrimesh, edhe pse të vogla, kundër njohjes së saj. Presidenti i Serbisë e quajti atë "shtet fals" dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, porositi se vendi i tij mund të ndryshojë politikën kundrejt Abkhazisë dhe Osetisë, në rast se Kosova do të lejohet të shkëputet. Gjashtë muaj më vonë, në gusht, Rusia njohu pavarësinë e këtyre dy rajoneve të Gjeorgjisë, në mënyrë specifike duke iu referuar rastit të Kosovës në një lëvizje që mund të nxisë atë që dikush e quan Lufta e Dytë e Ftohtë.
Kosova, që është me siguri i vetmi vend në botë që ka një rrugë të emërtuar Xhorxh Bush, mu përpara Parlamentit të saj, ka qenë kombi i parë që Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës drejt pavarësisë, sikurse edhe me dërgimin e 1500 trupave, që kanë shërbyer atje prej vitit 2001. Në fakt, edhe përpara dërgimit të trupave që nga vitit 1999, Emiratet kanë dërguar avionë me ndihma dhe kanë trajtuar refugjatët kosovarë në kampin e saj, duke përdorur klinikat e lëvizshme të mjekësisë, të pajisura me makina me rreze X.
Me një çmim prej 25.7 milionë dollarësh për Emiratet, një aeroport i emërtuar pas themeluesit të shtetit, Sheikh Zayed, ishte ndërtuar për një kohë rekord në Kukës, afër kufirit të Kosovës me Shqipërinë, në një bazë të papërdorshme nga Lufta e Dytë Botërore, për të menaxhuar aeroplanët që do të mund të sillnin furnizime dhe ngushëllim për 100 mijë refugjatët në rajon. Deri në kohën e dërgimit të plotë të personelit të saj mjekësor e ushtarak në Kosovë, ky ka qenë misioni më i madh humanitar ndërkombëtar i Emirateve në historinë e saj. Vetëm ndihma e dhënë ndaj Kosovës nga Autoriteti i Gjysmëhënës së Kuqe i Emirateve arrin diku te 125 milionë dollarë në dekadën e kaluar.
Trupat e Emirateve të Bashkuara ishin mbështetur me 50 automjete të blinduara luftarake "BMP-3" të prodhimit rus dhe me 15 tanke "Leclerc" të prodhimit francez, ndërsa forcat e saj speciale ishin pajisur me gjashtë helikopterë "Apache". Në mars të vitit 2000, gjeneral-lejtnant Sheikh Mohammed Bin Zayed, tanimë princi i kurorëzuar i Abu Dabi-t, vizitoi provincën në kapacitetin e tij si komandant i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për të inspektuar trupat, së bashku me mbretin Abdullah të Jordanisë. Prandaj njohja e Kosovës nga Emiratet ka qenë një zgjatim i natyrshëm i një përkushtimi njëdekadësh. Por është shumë herët për të thënë nëse ajo njohje është e mjaftueshme për ta vënë Kosovën në drejtimin e duhur.
Pas së gjithash, GDP-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e saj modeste prej 4 bilionësh është më e vogël se e qarkullimit vjetor të një kompanie mesatarisht të madhe, përderisa niveli i papunësisë dhe njerëzve që jetojnë nën vijën e papunësisë luhaten të dyja rreth 40 për qind. Gjithashtu, disa shtete të BE-së, përfshirë Spanjën dhe Greqinë, në mënyrë të papërgjegjshme shmangin Kosovën krahas Rusisë, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: me gjasë duke besuar se ajo do të bëhet një shtet i dështuar, ose me shpresën naive se amerikanët dhe britanikët do të tërheqin njohjen e tyre dhe se ajo do të rifutet brenda një Serbie më të madhe.
Ose Kosova, që qëndron me rehati në gjirin e kontinentit evropian, jo larg prej një numri pikash potenciale të krizës, do të mbështetet me plot zemër nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, ose ne do të na duhet të fajësojmë veten. Herën e fundit që komuniteti ndërkombëtar neglizhoi një shtet që po pranonte sasi të mëdha të mëdha të parregulluara të ndihmës financiare ka qenë në Afganistan dhe ne të gjithë e dimë çfarë ndodhi atje. Emiratet, nga ana e tyre, kanë investuar goxha shumë në provincë, duke ndërtuar deri në 50 xhami: ato janë qartësisht të nevojshme, duke pasur parasysh popullatën prej 90 për qind myslimane, por ato janë vetëm një aspekt i asaj që i duhet shtetit.
Nëse Emiratet dhe mbështetësit e tjerë të pavarësisë së Kosovës dëshirojnë të bëjnë të sigurt se shteti i ri nuk do të bëhet viktimë e ekstremizmit fetar, duhet të investojnë në institucionet sekulare sikurse janë universitetet, kolegjet, spitalet dhe qendrat e trajnimeve profesionale. Ata duhet të sigurojnë gjithashtu që xhamitë drejtohen nga imamë tolerantë, dhe jo predikues trularës, si në rastet e Afganistanit dhe Pakistanit. Do të ishte gabim për Emiratet, SHBA-në, Evropën dhe tërë botën e civilizuar të neglizhojnë edhe një herë Kosovën, pasi inkurajuan dhe kaluan pavarësinë e saj.
Ekstremizmi nuk njeh asnjë krizë ekonomike globale; ai rritet në vendet më të paparashikueshme dhe ku më mirë se sa në gji të Evropës? Institucionet demokratike sekulare të Kosovës duhet të mbështeten, përfshirë Parlamentin e saj - madje edhe nëse ai qëndron në rrugën "Xhorxh Bush".