E Shtunë, 31 Tetor 2026

BASH ndryshon identitetin e saj

 

Banka Amerikane e Shqipërisë në 10-vjetorin e krijimit të saj ka ndryshuar zyrtarisht emrin, duke u bërë kështu pjesë e grupit më të madh bankar në zonën Euro, Intesa Sanpaolo. Duke nisur nga 13 tetori, Banka Amerikane njihet në tregun bankar shqiptar si Intesa Sanpaolo Bank Albania. Më 29 qershor të vitit 2007, Banka Amerikane e Shqipërisë u bë pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, një prej grupimeve bankare më të fuqishme në Evropë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bashkë me mbi 130.000 klientët të saj, i bashkohen një familjeje akoma më të madhe me mbi 19.7 milionë klientë në Itali, Evropën Qendrore e Juglindore si dhe në rajonin e Mesdheut. 35 degët në Shqipëri dhe Greqi, tashmë janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me më shumë se 8500 degë dhe 500 punonjësit e kësaj banke tashmë kanë mbi 101.000 kolegë rreth e rrotull globit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›