E Shtunë, 31 Tetor 2026

Audi R8, automjeti ekektrik, në panairin e Frankfurtit



Prej disa vitesh, prodhuesit e automjeteve po na befasojnë me zgjedhjet hibride të cilat preferohen shumë nga aduruesit e teknologjisë më të re. Megjithatë duket se më në fund ka ardhur koha që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe me automjetet e vërteta elektrike. Audi, nëse mund t’u besohet spekulimeve të mediave, në panairin e Frankfurtit, do të prezantojë modelin “R8” të pajisur me motor elektrik. Duke marrë parasysh se automjeti do të ketë në dispozicion ekskluzivisht bateri pa motor me djegie të brendshme, revista “Automobile Magazin” pohon se ai nuk do të jetë hibrid, por krejtësisht elektrik. Supozohet se koncepti do të duhej të thirrej “R8 ePerformance”. Në krahasim me automjetin standard, R8 mendohet se do të dallojë nga modeli i mëparshëm, pasi ai nuk do të jetë i dekuruar me thithësit e ajrit pasi motorit elektrik nuk i shërbejnë për asnjë gjë.

Toyota IQ
Automjeti kompakt i rrugëve urbane
Një burim i afërm me prodhuesin “Toyota” ka zbuluar detaje të reja për automjetin e radhës elektrik japonez të bazuar në modelin kompakt “IQ”. Supozohet se automjeti “Toyota IQ” elektrik do të paraqitet që në vitin e ardhshëm, ndërsa do të përdorë bateritë litium-jon si dhe elektromotorë në çdo bosht. Performancat tani për tani nuk janë të njohura, mirëpo automjeti i vogël kompakt, me një mbushje do të duhej të ishte në gjendje të kalojë deri në 150 kilometra rrugë. Mjafton për shëtitje të përditshme nëpër qytet, por asgjë më shumë se kaq. Sipas Toyota-s, mbushja e baterisë në rrjet standard elektrik nuk do të duhej të zgjasë më shumë se tetë orë. Nuk mbetet veçse të shihet rezultati përfundimtar i prodhuesit të famshëm japonez dhe se si do të jenë shitjet e automjetit.

Mercedes E-class
40.000 njësi të shitura në Europë
Përkundër krizës ekonomike, Mercedes ka me çfarë të lavdërohet për momentin. “E-class” i ri tanimë është shitur në mbi 40.000 njësi dhe mendohet se kjo listë do të bëhet edhe më e gjatë pas paraqitjes së automjetit edhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kinës. Mercedes Benz gjithashtu ka konfirmuar zyrtarisht se versionin karavan të “E-class” do ta paraqesë këtë vjeshtë në panairin e automjeteve në Frankfurt. Automjeti mendohet se do të dalë në shitje menjëherë pas mbylljes së panairit, ndërsa në Sindelfingen presin që edhe karavani do kontribuojë dukshëm në shitjen e përgjithshme të serisë E-class. Edhe pse është marrë parasysh recesioni, nuk është mirë të supozohet për suksesin e E-class-ës, duhet të pranohet se gjenerata e re e limuzinës luksoze afariste do të mund të kishte telashe në tentimin e vet për ta tejkaluar paraardhësin e vet që për gjashtë vjet prodhimi është shitur në 1.5 milionë njësi në mbarë botën.

1 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›