Tegra, celulari më i ri nga Samsung
Samsung ka vërtetuar se është duke punuar në celularin e bazuar në platformën celulare Tegra të Nvidias, por pa dhënë detaje shtesë. Për platformën celulare Tegra të Nvidias, e cila do të duhej të sjellë performanca kompjuterike në celularë, po lexojmë prej vitit të kaluar, por vetëm tani Samsung ka konfirmuar se ka filluar të punojë për celularin i cili do ta shfrytëzojë atë.
Sipas faqes së internetit “Engadget”, përveç kësaj të dhëne, nuk dihet asgjë tjetër për mundësitë e tjera që do të ketë, por spekulohet se gjithsesi do të ketë ekran AMOLED. Supozohet se çmimi do të jetë rreth 200 euro.
BlackBerry Curve 8520
Risia e celularëve të mençur
Pas paraqitjes së teknologjisë touchscreen me modelin Storm, RIM i është kthyer recetës së dëshmuar, tastierës QWERTY. BlackBerry Curve 8520 vjen me tastierë të plotë fizike QWERTY me të cilën RIM prej disa vitesh na ka mësuar, mirëpo edhe më mbështetje të plotë për lidhjen Wi-Fi, që u ka munguar shumë paraardhësve të tij. Curve 8520 ka procesor i cili punon në taktin 512 MHz, 256 MB memorie flash, fotoaparat prej 2 megapikselash si dhe mbështetje lokale për kompjuterët Mac dhe teknologjinë Bluetooth 2.0. Risia më e re në radhën e telefonave të mençur BlackBerry të kompanisë RIM do të duhej që në treg të paraqitej gjatë muajit gusht.
a
1 Gusht 2009