E Shtunë, 31 Tetor 2026

Audienca shfaqet sot në Teatrin e Metropolit

Shfaqja Pjesa e Vaclav Havel interpretohet nga "Instant Théatre Compagnie"

“Audienca” e Vaclav Havel vjen më së fundmi në Teatrin e Metropolit. E parashikuar për muajin prill dhe e anuluar si pasojë e hirit vullkanik, shfaqja franceze do të ngjitet sot, ora 20.00 në sallën “çehov”. Në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë dhe Aleancën Franceze, regjisori Hicham Chakib dhe aktorët e trupës "Instant Théatre Compagnie" do të interpretojnë për publikun shqiptar. Kjo shfaqje na fut në një spirale, në një vorbull pa kuptim, në atë të dimensionit ekzistencial të botës dhe të krizës së njerëzimit. Në pjesën “Audienca”, Vaclav Havel shtron një këndvështrim mbi ndryshimet e shoqërisë. “Audienca” është një teatër që nuk ka sens, nuk afirmon asgjë dhe nuk di asnjë gjë, por vetëm ngre hipoteza dhe na lejon të shohim të vërtetat, me shumë nënkuptime dhe marrje mendsh të dhunshme në kompleksitetin e të gjitha fytyrave dhe paradokseve të individit. Një konfrontim që e vendos menjëherë publikun në rolin e spektatorit dhe i krijon një situatë të përfshirjes në të. Regjisori dhe trupa e aktorëve do të dalin sot, ora 11.00 në një konferencë për shtyp.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›