E Shtunë, 31 Tetor 2026

Auditi largon 20 punonjës në spitale

 

Auditi i Brendshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 8 muajve të fundit ka kryer 47 kontrolle në spitale. “Dëmi ekonomik i konstatuar në këto auditime është 12 476 000 lekë, i cili i është ngarkuar për zhdëmtim 849 punonjësve të administratës shëndetësore”, sqarojnë burime nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre, pas shkeljeve të konstatuara, janë larguar nga puna 21 persona, duke përfshirë drejtorë, si dhe punonjës të ndryshëm të administratës shëndetësore. Ndërkaq janë dhënë 81 vërejtje të ndryshme, ku përfshihen me paralajmërim për pushim nga puna, vërejtje, si dhe ulje në detyrë dhe këshillime. “Për 10 persona është bërë kallëzim penal, si dhe 2 dosje të tjera, ku përfshihen drejtues dhe ish-drejtues janë në proces kallëzimi penal”, nënvizuan burime nga MSH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›