Cana i dëmtuar, por i gatshëm kundër Hungarisë
Trajneri i Marsejës: “Pati probleme me gjurin dhe nuk luajti kundër Ajaksit”. Loriku do të luajë në fundjavë në kampionatin francez kundër Nantës
Dash Frashëri
Lorik Cana, kapiteni i Olimpikut të Marsejës, nuk ishte në radhët e skuadrës së tij në kualifikimin dramatik me Ajaksin në Kupën UEFA (2-2), të vendosur pas kohës shtesë në Amsterdam (rezultati i përgjithshëm 4-3 për Marsejën).
Në fakt, mungesën e mesfushorit shqiptar, autori i një goli të mrekullueshëm të dielën e kaluar në fitoren 3-1 kundër Paris Sën Zhermenit në “Park de Princes”, e sqaron vetë trajneri i Marsejës, Erik Gerets, i cili po përjeton një nga momentet më të mira si trajner te klubi i vetëm francez që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve.
“Lorik Canën nuk e thirra as në bankinë. Unë besoj se mora vendimin e drejtë pasi ai pati sërish një problem të vogël në gju, por do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e fundjavës (kundër Nantës në “Velodrome”).
Marseja po kalon një moment shumë të mirë, pasi në katër ditë arriti të fitojë në Paris, të ngjitet në vendin e dytë e të kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës UEFA, duke eliminuar një emër të madh si Ajaksi, njëherësh edhe skuadra e tretë holandeze e eliminuar nga francezët.
“Kemi jetuar më shumë se një javë të bukur. E meritojmë të pimë një birrë të mirë”, - është shprehur trajneri Gerets për mediat e ndryshme franceze, duke theksuar rëndësinë e punës së mrekullueshme që ka bërë stafi mjekësor i klubit për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar, përfshirë edhe Lorik Canën, i cili mungoi për më shumë se dy muaj pas dëmtimit në gju.
Trajneri i Ajaksit, Marko van Basten, u shpreh i kënaqur për lojën e ekipit të tij, pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte kundër holandezëve: “Nëse do ta merrnit në konsideratë faktin që ne luajtëm me disa lojtarë që normalisht nuk do ta meritonin të ishin në formacionin startues, edhe pse jemi të eliminuar, ne largohemi me kokën lart dhe me një ndjenjë kënaqësie. Nëse hedhim një vështrim prapa, ne kemi bërë ndeshje të mirë. Mendoj se e dominuam dhe e kontrolluam lojën, por jo deri në fund. Krijuam shumë shanse të mira. Gjithsesi, eliminimi është i hidhur dhe djeg”.
Në takimin kundër Marsejës, golin e dytë të Ajaksit e realizoi shqiptari me pasaportë serbe Miralem Sulejmani, që i çoi më pas skuadrat të luanin shtesat, në të cilat Marseja shënoi golin e barazimit 2-2 dhe siguroi kualifikimin.
Ndeshja midis Ajaksit e Olimpikut të Marsejës u ndoq nga më shumë se 3.7 milionë teleshikues në Francë, ndërkohë që ajo midis Lionit e Barcelonës në Ligën e Kampionëve nga 8.1 milionë teleshikues. Delegacioni i Olimpikut të Marsejës u prit në aeroportin e qytetit nga qindra tifozë, të cilët përshëndetën heronjtë e tyre pas kualifikimit në Kupën UEFA në Amsterdam.
Pas ndeshjes së të shtunës në kampionatin francez, Lorik Cana (35 ndeshje me Kombëtaren shqiptare) do të mbërrijë në Shqipëri për të qenë në dispozicion të trajnerit Ari Han për ndeshjet ndërkombëtare kundër Hungarisë e Danimarkës.
20 Mars 2009