E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon edhe Begaj në Olimpiadë, shuhet ëndrra për medalje

Pas eleminimit të xhudistes Majlinda Kelmendi nga Lojërat Olimpike, është larguar pa medalje nga Londra edhe peshëngritësja Romela Begaj.

Pretendentja kryesore për të rrëmbyer një medalje ka qenë larg formës së saj, pasi në stilin e shkëputjes ka dështuar dy herë në peshën 105 kg. Ndërsa u mendua se kjo do të ishte një peshë e përballueshme për të, pasi ngriti lehtësisht 101 kg.

Vështirësi 25- vjeçarja ka hasur edhe në stilin e shtytjes, pasi nuk ka mundur të ngrejë peshën 121 kg, edhe pse në provën e parë ngriti 115 kg.

Një ditë më parë xhudisja me origjinë kosovare Majlinda Kelmendi u mposht në cerekfinale nga sportistja e Mauritius, Christiane Legentil.

Kelmendi garoi në palestrën ExCeL Arena, në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe në ndeshjen e parë arriti të mposhtte finlandezen Jaana Sundberg. Pas largimit të Erkand Qerimaj, Kelmendi dhe Begaj shihej si shpresa më e madhe për të rrëmbyer një medalje në Londër 2012.

Po dje kanë garuar edhe sportistët e tjerë shqiptarë. Ata janë notarja Noel Borshi në garën e 10 metrave stil flutur e cila është renditur e treta nga fundidhe qitësi Arben Kuçana i cili u rendit i 20- i, duke mos u kualifikuar në raundin tjetër. Ndërsa nesër pritet të garpjnë dy peshngritësit Daniel Godelli dhe Briken Calja në peshën 69 kg dhe notari Sidni Hoxha në 100 metra.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›