E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Të parandalohen zjarret dhe zhurmat akustike

Këtë verë duhet të parandalohen zjarret dhe zhurmat akustike. Ky ka qenë urdhri i prerë i Ministrive të linjës të cilat u mblodhën së bashku për të vënë në jetë urdhrin e dalë vetëm pak ditë më parë prej kryeministrit për ndërprerjen e zhurmave në orët e vona të natës. I pranishëm në mbledhjen e Emergjencave civile ministri i brendshëm Flamur Noka kërkoi nga vendorët masa të menjëhershme për të zbatuar urdhërin.
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ndërkohë shprehu gadishmërinë e këtij institucioni për parandalimin e ndotjes akustike.
Ndërsa zv.ministri Bino bëri një pasqyrim të gjobave të vendosura ditët e fundit dhe ngriti problemin e mungesës së denoncimeve në rastin e rënies së zjarreve.
Në bazë të urdhërit të fundit parashikohet ndalimi muzikës së lartë pas orës 12 gjatë fundjavës dhe deri në orën 11 e 30 gjatë javës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›