Auditimi, KQZ është në konflikt interesi
Kodi i ri Zgjedhor, që doli si produkt i Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, qëllimisht nuk e zgjidhi çështjen e auditit të financave të fushatës. Sipas Kodit, jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor, KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Raporti i auditimit paraqitet në KQZ brenda afatit të përcaktuar në vendimin e emërimit. Raporti nuk mund të përfshijë të dhëna personale të dhuruesve nën vlerën e parashikuar në pikën 1 të nenit 90 të këtij Kodi. Subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, sipas këtij Kodi. KQZ-ja mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme,
këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport. Bazuar mbi faktin se KQZ është e ndërtuar mbi parimin e balancës politike, ky institucion është në konflikt interesi me partitë politike, të cilat duhet të investigojnë për shpenzimet e fushatës.