E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha shkel demokracinë vendore

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka deklaruar se opozita me prova dhe fakte ka dëshmuar gjatë viteve të fundit ndërhyrjen e vazhdueshme dhe arbitrare të Sali Berishës dhe qeverisë së tij në kompetencat e pushtetit vendor. "E kemi konsideruar një rrezik serioz për demokracinë vendore, sjelljen prej uzurpatori të Sali Berishës ndaj të drejtave të bashkive për të përmbushur funksionet e tyre të përcaktuara në ligj. Kemi kundërshtuar ligjërisht pranë Gjykatës Kushtetuese ligje apo amendamente ligjore të propozuara nga qeveria, që nuk bënin gjë tjetër veçse përpiqeshin të zhvatnin nga pushteti vendor atribute të sanksionuara në parimet e decentralizimit", tha Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›