Bogdani: Bashkia po le Tiranën pa bredh
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se ka vonuar të vendosë në kryeqytet dekoracionet për të pritur festat e fundvitit. Në një deklaratë publike, Bogdani i cili është dhe kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deklaroi se "Tirana është i vetmo qytet në botë, i cili nuk ka vënë ende bredhin e Krishtlindjeve dhe vitit të ri dhe dekoracionet festive". Deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk do ta lenë kryeqytetin pa bredh, ndaj shumë shpejt do të jenë aktivistët e Forumit Rinor ata që do ta stolisin Tiranën me të gjitha dekorimet e festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.