E Diel, 1 Nëntor 2026

Auditimi, jetësor për biznesin

Presidentja e Institutit të Ek
spertëve Kontabël të Autori
zuar, Diana Ylli (Golemi) ka
treguar gjatë një interviste për
gazetën "Shqip" objektivat për të
ardhmen. Sipas saj, auditimi është
jetësor për biznesin. "Rol të rëndësishëm
zë edhe kredimarrja e biznesit
shqiptar në treg", shprehet ajo.
Instituti i Ekspertëve
Kontabël të Autorizuar
mbush 10 vjet. Si ka evoluar
figura e audituesit te ne dhe
sa ka kontribuar instituti juaj
për këtë?
Mund të them se Instituti i Ekspertëve
Kontabël të Autorizuar
(IEKA) është një vlerë institucionale
që rivlerësohet vazhdimisht. IEKA u
themelua më 24 nëntor 1997 me statusin
e një organizate profesionale.
Ajo ka të ndërthurur pavarësinë e saj
me mbikëqyrjen nga Ministria e Financave.
President nderi i saj është
prof. Baki Berberi, ideatori, krijuesi,
lideri i profesionit të audituesit dhe
themeluesi i Institutit. IEKA është
anëtar i asociuar i Federatës Ndërkombëtare
të Kontabilistëve, (IFAC) si
dhe anëtare me të drejta të plota në
organizmat ndërkombëtare të profesionit
si SEEPAD (Partneriteti i
vendeve të Evropës Juglindore për
zhvillimin e kontabilitetit), FIDEF
(Federata e Kontabilistëve të
Vendeve Frankofone) dhe FCM
(Federata e Kontabilistëve të
Vendeve të Mesdheut).
Figura e audituesit te ne është e
organizuar dhe e mbrojtur me ligj.
Funksioni i IEKA-s është përcaktuar
nga Ligji Nr. 7638 datë 19.11.1992
"Mbi Shoqëritë Tregtare". Ai është
konsideruar si një funksion i kontrollit
të shoqërive aksionere, por i
zbatueshëm dhe për kompanitë
"shpk" që përmbushin disa kushte. Në këtë kuptim, eksperti ynë
kontabël i autorizuar është i kualifikuar
si "kontrollor ligjor" i llogarive
të shoqërive tregtare dhe detyrimet,
të drejtat dhe përgjegjësitë
e tij për kontrollin ligjor financiar
janë prerogativa të këtij ligji.
Evoluimi kryesor i figurës së audituesit
(ekspertit kontabël të autorizuar)
përgjatë këtyre 10 viteve i
përket rritjes së profesionalizmit të
tij. Që nga viti 2003, IEKA ka publikuar
për anëtarët e vet, me autorizimin
e IFAC, Standardet Ndërkombëtare
të Auditimit dhe ka shpallur
e po punon për zbatimin e
detyrueshëm të tyre për të gjithë
anëtarët e saj. Këtë vit ne kemi publikuar
edhe Kodin e Etikës së audituesit.
Ai shërben si guidë për të
gjithë profesionistët e fushës së
auditimit dhe kontabilitetit.
Tregu i auditimit ka
konkurrencë të fortë nga audituesit
e huaj dhe me emër
në botë, një pjesë e të cilëve
kanë hapur edhe filiale në
Shqipëri. Cila është puna e
institutit tuaj për të forcuar
shkallën e profesionalizmit
tek ekspertët kontabël shqiptarë
dhe ofertën e ekspertizës
vendase?
Katër shoqëri të huaja auditimi
(filiale të KPMG, Deloitte & Touche,
Pricewaterhouse Coopers dhe
Ernest & Young në Shqipëri) janë
anëtare të institutit tonë. Mendoj
se konkurrencë ka, por kjo konkurrencë
u shërben më tepër ekspertëve
vendas në kërkesën e llogarisë
ndaj vetes për rritjen profesionale
të tyre. Nga ana tjetër, IEKA organizon
trajnime të herëpashershme,
duke kualifikuar anëtarët e
saj dhe stazhierët për ekspertë
kontabël. Grupet e trajnerëve tanë
kanë përgatitur temat e kualifikimit
dhe leksionet në mënyrë profesionale,
duke u bazuar në standardet
ndërkombëtare të auditimit
dhe kontabilitetit. Përgatitja e sotme
e gjeneratave të reja të audituesve
kalon përmes kryerjes së
një stazhi të mirëfilltë profesional
pranë një audituesi ose një firme
auditimi.
Mendoj se IEKA ka kontribuar
ndjeshëm në formimin profesional
të ekspertëve kontabël nëpërmjet
programeve të saj trajnuese.
Nëse në vitin 1997 ky institucion
numëronte 56 audituesit e saj të
parë, sot ka 140 anëtarë persona fizikë,
20 shoqëri auditimi vendase
dhe 4 shoqëri të huaja auditimi. Në
tri vitet e fundit 47 persona kanë
dhënë me sukses provimin e aftësisë
profesionale në auditim, duke
shtuar radhët e ekspertëve kontabël
të autorizuar. Një shpurë e tillë
i duhet shumë besueshmërisë dhe
transparencës së dhjetëra e qindra
shoqërive aksionere dhe sh.p.k-ve
që plotësojnë kushtet në Shqipëri.
Sipas thënies së zj. Sylvia Barret,
drejtoreshë teknike e Departamentit
të Zhvillimit të Organizmave
Anëtare tek IFAC, kjo besueshmëri
është jetike për përdoruesit
e pasqyrave financiare ku
një rol të rëndësishëm zë edhe rritja
e besueshmërisë për kredimarrjen
e biznesit shqiptar në tregun
bankar të vendit dhe atë ndërkombëtar.
Sipas mendimit tuaj, sa
është i plotësuar legjislacioni
kontabël te ne dhe sa e njohin
sipërmarrjet vendase
atë? A ka nevojë për ndryshime
të rëndësishme ky
legjislacion?
Reforma ligjore në fushën e
kontabilitetit fillimet e saj i ka me
miratimin e Ligjit Nr.7661 datë
19.01.1993 "Për kontabilitetin", i cili
përcaktonte detyrimet e përgjithshme,
si dhe parimet e rregullat kryesore
për mbajtjen e kontabilitetit
dhe për përgatitjen e paraqitjen e
informacionit financiar, produkt i
kontabilitetit. Legjislacioni i hartuar
në këtë periudhë i rezistoi një
kohe dhjetëvjeçare pa bërë ndryshime
në të, gjë e cila nuk ka
ndodhur me ligjet e tjera. Zhvillimet
ekonomiko-shoqërore të vendit,
bërja më kompleks dhe rigoroz i
raportimit financiar dhe auditimit
ndërkombëtar, angazhimi i qeverisë
për të nënshkruar Marrëveshjen
e Stabilizim-Asocimit me BE, bënë
që kërkesat e deriatëhershme të
raportimit financiar të konsideroheshin
të pamjaftueshme. Për
këtë arsye, nga Kuvendi i Shqipërisë
më datë 29.04.2004 u
miratua Ligji Nr.9228 "Për Kontabilitetin
dhe Pasqyrat Financiare". Ky
ligj trajton shumë nga mangësitë e
kërkesave të mëparshme të kontabilitetit
dhe të raportimit financiar.
IEKA dha një kontribut të
rëndësishëm në përgatitjen e tij.
Deri tani, nga IEKA janë hartuar 14
standarde kombëtare kontabël, të
cilat janë të detyrueshme për zbatim
nga data 1 janar 2008. Janë po
ashtu në proces përkthimi standardet
ndërkombëtare të kontabilitetit.
Ndërkohë, profesionet e lira
kontabël dhe audit do të rregullohen
me një ligj të veçantë në periudhën
në vijim.
Cili është raporti juaj me
strukturat shtetërore dhe sa
e ndihmoni ju ekspertizën
kontabile të shtetit?
Raporti i institutit tonë me strukturat
shtetërore ka qenë gjithnjë i
mirë. Më i drejtpërdrejtë ka qenë
me Ministrinë e Financave, pasi
sikurse parashikohet në VKM Nr.
150, dt. 31.03.2000 "Për Miratimin
e rregullave për organizimin e profesionit
të IEKA-s", kjo ministri
është në rolin e mbikëqyrësit tonë.
Mund të them se ekspertët kontabël
me profesionalizmin e tyre
kanë dhënë një ndihmesë të madhe
në zbatimin e drejtë të rregullave
kontabël dhe në rritjen e
imazhit të profesionit. Kjo, pasi
procedurat e përzgjedhjes së
IEKA-s, rruga nëpër të cilën ata
kalojnë nëpërmjet trajnimeve dhe
testimeve ka bërë që me ne të
grupohen profesionistët më të
mirë të vendit. Për më tepër, edhe
pas hyrjes në profesion të ekspertëve,
IEKA i trajnon në mënyrë
të detyrueshme të gjithë anëtarët
e saj me të rejat nga fusha e profesionit.
Kështu, ata janë dhe mbeten
në pararojë të profesionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›