E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja shqyrton ankesën e Sollakut

Gjykata Kushtetuese mori
dje sërish në shqyrtim
ankimin e bërë në këtë gjykatë
nga ish-Prokurori i Përgjithshëm,
Theodhori Sollaku, mbi
zgjidhjen e kompetencave midis
institucionit të Prokurorit të
Përgjithshëm dhe Kuvendit.
Gjatë seancës së djeshme,
përfaqësuesi i organit të
akuzës, kërkoi nga Gjykata
Kushtetuese që të vazhdojë
shqyrtimin e çështjes, duke
pretenduar se ka konflikt kompetencash
mes Institucionit
të Prokurorit të Përgjithshëm
dhe Kuvendit. Megjithëse nga
anëtarët e trupit gjykues u këmbëngul
për sqarime të mëtejshme
nga ana e përfaqësuesit
të prokurorisë në lidhje me këtë
çështje, ky i fundit nuk paraqiti
asnjë argument në lidhje me
pretendimet e paraqitura.
Ndërsa përfaqësuesit e Kuvendit
i kërkuan Gjykatës Kushtetuese
që të rrëzojë ankimimin
e bërë nga ish-Kryeprokurori,
duke theksuar se "Kuvendi në
vendimin për ngritjen e Komisionit
Hetimor parlamentar ka
respektuar vendimet e
Gjykatës Kushtetuese të vitit
2002, si dhe vendimin nr. 26
të vitit 2006". Gjithashtu, përfaqësuesit
e Kuvendit e
mbështetën kërkesën e tyre
për rrëzimin e ankimimit edhe
në mungesën e argumentave
nga ana e organit të akuzës
në lidhje me çështjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›