E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratët shmangin imunitetet

Pas raportimit afro 2 orësh në Prokurorinë e Përgjithshme për segmentin që lidh Shqipërinë me Kosovën, shefi i diplomacisë shqiptare është drejtuar për në sallën e Kryesisë së Kuvendit ku zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar demokrat. Deputetët e Partisë Demokratike janë interesuar personalisht mbi ecurinë e vizitës 2-orëshe të Bashës në prokurori. Ndonëse publikisht shumica e deputetëve janë treguar inferior ndaj Bashës, duke mos e pyetur publikisht, ka pasur edhe nga ata që janë treguar guximtarë. I pari, që është drejtuar për nga ministri Basha ka qenë ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango. Kryeministri Berisha ka shmangur çështjen e imunitetit në grupin e PD-së dhe tematika e grupit demokrat është përqendruar në vendimet që priten të diskutoheshin në sallën e Kuvendit dhe në rekomandimet e republikanëve për ligjin e pronave dhe ndalimin e ligjit 7501.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›