E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli, pro amnistisë fiskale

Kërkesa e biznesit për amnis
ti fiskale nuk ka lënë in
diferente qeverinë. Ministri
i Ekonomisë, Genc Ruli, është
shprehur pro amnistisë fiskale,
duke u bërë kështu anëtari i parë i
qeverisë që pozicionohet pro
kërkesës së biznesit. Ai mendon se
ajo do të ketë efekte pozitive në
ekonominë shqiptare. "Është i
njohur fakti se shumë biznese shqiptare
i kanë të regjistruara asetet
në bilance më të ulëta se vlera
reale, pavarësisht se kjo nuk deklarohet
në publik. Unë mendoj se
në këtë pikë që ka mbërritur biznesi
fiskal është e nevojshme për
të që të ndërmerret një nismë për
legalizimin e aseteve të paregjistruara",
thotë Ruli. Si një njohës i
mirë i ekonomisë, Ruli parashikon
se ndërmarrja e një nisme të
tillë do të ketë efekte pozitive në
ekonominë shqiptare. "Qeveria
ka ndërmarrë forma të ndryshme
amnistie. Procesi i legalizimeve
është një amnisti. Unë mendoj se
kjo për legalizimin e aseteve të
paregjistruara të biznesit do të
ishte një amnisti e dytë dhe që do
të kishte efekte shumë pozitive
në ekonomi", vazhdon Ruli.
Bode
Por ministri i Financave, Ridvan
Bode, është më i rezervuar dhe i
mëshon më shumë idesë së një
amnistie të pjesshme, që do të falte
vetëm detyrimet e kompanive
që nuk ekzistojnë më dhe gjobat e
bizneseve. "Ai që ne mendojmë
dhe kërkojmë t‘i paraqesim parlamentit,
është një projekt për faljen
e detyrimeve të kompanive që
nuk ekzistojnë më, si dhe gjobat
dhe interesat e kompanive ekzistuese,
por që janë të pamundura
për t‘u mbledhur", thotë kreu i Financave.
Por kolegu i tij, Ruli, mendon
se falja e detyrimeve të prapambetura
nuk zhbllokon kapitalin
e biznesit. "Në këtë pikë ku
ka mbërritur ekonomia shqiptare,
unë mendoj se legalizimi i aseteve
të paregjistruara do të ishte shumë
më i nevojshëm dhe i vlefshëm se
sa ajo për faljen e detyrimeve të
prapambetura", thotë Ruli.
Megjithatë, kreu i Financave nuk
përjashton përfundimisht idenë e
ndërmarrjes së një nisme për legalizimin
e aseteve të paregjistruara
të bizneseve, por kufizohet
duke deklaruar se për momentin
nuk është parashikuar një e tillë.
"Nuk ka asnjë projekt për një amnisti
fiskale sot për sot", përfundoi
kreu i Financave.
Kërkesa e biznesit
Për herë të parë biznesi kërkoi
publikisht pak ditë më parë faljen
e detyrimeve tatimore të prapambetura
dhe legalizimin e aseteve
të paregjistruara. Kërkesa erdhi
nga institucioni më i rëndësishëm
i biznesit në vend, Dhoma e
Tregtisë dhe Industrisë. "Ne
mbetemi një partner i padiskutueshëm
dhe i qëndrueshëm i
qeverisë në luftën kundër ekonomisë
informale dhe në përpjekjet
për të ulur evazionin fiskal. Në
këtë kuadër, në kuadër të kësaj
lufte, ne mendojmë se ndoshta
ka ardhur koha që të shikohet
mundësia e një amnistie fiskale
të asaj pjese të ekonomisë gri, për
të lehtësuar nga kjo barrë ato biznese
që kërkojnë të bashkohen
me sipërmarrjet e ndershme dhe
serioze, të cilat nuk janë të pakta",
deklaroi kryetari i Dhomës së
Tregtisë së Tiranës, Gjokë Uldedaj.
Pse amnisti?
Nevoja për amnisti ishte artikuluar
më parë nga bizneset,
por asnjëherë zyrtarisht dhe në
publik. Shumë biznese në Shqipëri
janë të detyruara të bëjnë
bilance, të cilat nuk paraqesin
vlerën reale të aseteve që ato
zotërojnë. Kjo ndodh për shkak se
në vite, një pjesë e tyre nuk kanë
deklaruar të ardhurat reale, por
dhe kanë paraqitur vlerë më të
ulët të investimeve të kryera.
"Çfarë duhet të bëj unë kur fabrika
ime sot vlerësohet 20 milionë
euro, ndërsa në letra figuron
vetëm 2 milionë euro", shprehet
për gazetën një biznesmen i njohur
në vend, por që nuk ka dashur
të identifikohet. Skema është e
qartë. Makineri dhe pajisje të importuara,
që janë deklaruar në
vlera shumë më të vogla seç kanë
qenë realisht, për t‘iu shmangur
detyrimeve doganore. Fshehje e
të ardhurave tatimore dhe shumë
mënyra të tjera si këto kanë bërë
që sot bizneset në vend të mosdeklarojnë
dot të gjitha kapitalet
dhe asetet reale që ato kanë. Sipas
bizneseve, ndërmarrja e një
amnistie do të çlironte këto kapitale
dhe do të bënte që bilanci i
bizneseve të paraqiste gjendjen
e vërtetë financiare të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›