E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, pranga në gjyq dëshmitarëve të trafikut

03/12/2004  Tre dëshmitarë të procesit për trafik fëmijësh, u arrestuan dje në gjyqin që zhvillohej në Gjykatën e qytetit të Korçës, për dëshmi të rreme. Prokurorja e çështje, Roza Qirjaqi i kërkoi Gjykatës arrestimin në sallën e gjyqit të tre dëshmitarëve, të cilat kanë deklaruar në seancë gjëra të tjera nga ato çfarë kishin thënë më parë në Prokurori. Seanca zhvillohej në ngarkim të shtetasit Gjergji Bedulla. Pas kërkesës së Prokurorisë, trupi gjykues urdhëroi arrestimin e tre dëshmitarëve Agim dhe Ruzhdie Serjani (bashkëshortë) dhe Vasilika Ilo. Sipas prokurorisë së Korçës thëniet e djeshme të këtyre personave të thirrur si dëshmitarë ishin te ndryshme nga ato që kanë dhënë me parë gjatë hetimeve të organit të akuzes. Çështja penale është hapur ndaj të pandehurit Gjergji Bedulla, 42 vjec. Prokuroria tha se, 42-vjecari Bedulla ka trafikuar në Greqi minorenët Alban Serjani, Petrika dhe Maringlen Babani. Të miturit janë shfrytëzuar për qëllime fitimi si shitësa sendesh të ndryshme ne rruget e Selanikut, fëmijët e trafikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›