Maniaku kërkonte të njihej me prindërit e Rudinës
03/12/2004 Rudina Xhunga ka jetuar dy vjet nën ankthin e kërkesave të "adhuruesit" të saj socialistit nga Kalivaçi i Tepelenës. Skizofreni Gjolek Hyseni, i kishte propozuar qindra herë. Burime policore saktësojnë se ajo u kishte rrëfyer bluve, se maniaku tentonte të takonte prindërit e saj për t'i kërkuar "dorën" e së bijës. Donte të shkonte në shtëpinë e saj që të njihej me familjen. Dhe këmbëngulja kishte vijuar gjatë në këtë temë, jo pak të sikletshme.
"Propozimi"
Mesazhi i parë nga Gjolek Hyseni në celularin e Rudina Xhungës, mbërriti afro 2 vjet më parë. Burime policore shprehen se, kështu ka pohuar ajo në dëshminë e dhënë për grupin hetimor. Sipas gazetares, sms-ja vinte nga një numër i panjohur, të cilit ajo kishte preferuar të mos i përgjigjej, për të shmangur konfliktet dhe acarimet. Kishte menduar se i panjohuri do të qe ndonjë adhurues i zakonshëm, që do të lodhej shpejt dhe do hiqte dorë nga tentativa e tij. Ditë pas dite, prezantuesja e "Shqip" ishte përballur me kontaktimet e padëshiruara nga njeriu që nuk e njihte. Gjatë kësaj periudhe i kishte nisur të prezantohej. Burime vijojnë duke thënë se, Gjolek Hyseni i kishte folur në mesazhe për veten dhe jetën e tij. Nuk i kishte fshehur as origjinën e tij nga fshati. Ndonëse nuk kishte marrë asnjë përgjigje të vetme nga gruaja VIP, të cilën e shqetësonte përditë, fshatari nga Kalivaçi, i kishte thënë se do të vinte në Tiranë të takonte prindërit e saj. Sigurisht, që takimi i ëndërruar nuk u zhvillua asnjëherë.
Dyshimet
Në fillim, grupi hetimor që u mor me zbardhjen e kësaj ngjarjeje dyshonte se mos i paftuari i Rudina Xhungës mund të ishte ai i "vërteti" i librit "Preja e një martese të lodhur". Të njëjtat burime saktësojnë se ky aludim ra menjëherë poshtë, pasi ishte vetë gazetarja ajo që ia mohoi këtë. Për të mos mjaftuar me kaq, gjendja mendore e Gjolek Hysenit linte shumë për të dëshiruar. Ndaj, as që mund të bëhej fjalë për ndokënd me të cilin Xhunga mund të kishte rrethana njohjeje. Por, nga ana tjetër, blutë dyshojnë se ndoshta ka qenë fshatari nga Kalivaçi, ai që i dha Rudina Xhungës spunton për të shkruar romanin. Rishtaz një mesazh ngacmues, më pas një fyes, për të kaluar më tej në propozim për martesë. I vetmi ndryshim nga libri, konsistonte në faktin se, nëse personazi i librit u largua duke e injoruar protagonisten tjetër, Gjolek Hyseni kaloi në kërcënime për jetën, në shenjë zhgënjimi dhe proteste ndaj të dashurës së tij platonike.