E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela, mes fëmijëve

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 17:21

Këngëtarja që do të përfaqesojë Shqiperinë në festivalit Eurovizion, Aurela Gaçe, këto kohë ka qenë e angazhuar intensivisht. Ajo kryesisht është marrë me përgatitjet për t’u ngjitur në skenën gjermane, me këngën ''Feel the passion'' dhe promovimin e saj në Evropë. Megjithatë, ajo nuk lë anash as ngjarje te tjera artistike në trojet shqiptare. Kështu, tështunën e kaluar ajo u shfaq në ekranin e Televizionit shqiptar TVSH, në festivalin e fëmijeve "Perform fest''.

''Me pelqeu shume ideja e pjesëmarrjes, sepse me kujtohet femijëria ime, kur mezi i prisja ato prova e ato festivale femijesh... e imagjinoj se cfare ndjejne femijet qe tani po ndërtojnë ëndrrat e tyre,'' ka shënuar këngëtarja ne faqen e saj zyrtare ne rjetin social Facebook, përderisa ka paralajmëruar se këtë javë do të jetë me promovim të këngës së saj në Kosovë, por edhe në vende të ndryshme të Evropës në mënyrë që të përfaqësoj sa më dinjitetshëm Shqipërinë në këtë edicion të Eurosong.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›