Rooney është torollak

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 17:47
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është ndalur të flasë rreth fjalëve fyese të dhëna direkt në televizion nga Wayne Rooney gjatë një goli të realizuar ndaj West Hamit.
“Nuk e kuptoj pse lojtarët e rinj si Rooney duhet të mllefosen me botën e tërë, edhe pse marrin shifra të jashtëzakonshme parash. E respektoj lojtarin, por duke bërë kësi lloj gjërash e demonstron se është një torollak”, deklaroi Redknapp për tabloidin britanik The Sun.
Për këtë gjest, Rooney rrezikon dënimin prej dy ndeshjeve moslojë.