Auschwitz, sot 60-vjetori i çlirimit nga tmerri

27/01/2005
Ngjarjet e kohëve të fundit, sidomos fotot e Princit Harry me uniformë naziste në një festë në fillim të muajit, si dhe zemërimi i provokuar nga neonazistë gjermanë, që marshuan përpara parlamentit të shtetit të Saksonisë, ndërkohë që mbahej një minutë heshtje për viktimat e Holokaustit, kanë përqëndruar vëmendjen te problemi i rritjes së amnezisë së përgjithshme në lidhje me genocidin
Uashingtoni do të dërgojë zëvendëspresidentin Dick Cheney, ndërkohë që të tre ish-presidentët e SHBA, që janë ende gjallë, Bill Clinton, George Bush Senior dhe Jimmy Carter, pritet të jenë pjesëmarrës. Britania do të dërgojë Princin Eduard dhe Sekretarin e Jashtëm, Jack Straw, një nivel përfaqësimi që ka bërë të ngrejnë vetullat shumë organizatorë dhe diplomatë.
Disa prej udhëheqësve që do të marrin pjesë në ceremonitë e sotme kanë lidhje të dhimbshme personale me kampin. Papa Gjon Pali, ish-peshkop në qytetin e Krakovës aty pranë, përfaqësohet nga Kardinali Zhan Mari Lustiger, një hebre i konvertuar në katolik, nëna e të cilit u vra në Auschwitz. I pranishëm do të jetë gjtihashtu Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Jushenko, babai i të cilit, një ushtar i Ushtrisë së Kuqe, ishte internuar gjithashtu në kamp
Varshavë
Udhëheqës nga e gjithë bota do të mblidhen në Auschwitz, në Poloninë jugore sot, për aktivitetin më të madh përkujtimor të episodit më të errët të historisë së Evropës, vrasjet industriale në kamp të 1.5 milionë vetëve, kryesisht hebrenj, nga gjermanët nazistë.
Princa dhe presidentë, viktima të mbijetuara dhe të afërm të të vdekurve, veteranë të Ushtrisë së Kuqe, e cila çliroi kampin në 1945, nxënës shkolle dhe udhëheqës fetarë do të udhëtojnë të gjithë për në kampin e shkretuar, i cili është kthyer në simbol të Holokaustit, për të përkujtuar 60-vjetorin e çlirimit të tij.
Ceremonitë e sotme në Auschwitz dhe në qytetin e Krakovës aty pranë do të shënojnë fillimin e një viti aktivitetesh që do të përkujtojnë 60-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në shumë kuptime, këta 12 muaj do të jenë pak a shumë edhe një vit mbylljeje, pasi shumë ngjarje do të përkujtohen ndoshta për herë të fundit nga dëshmitarë të drejtpërdrejtë të viteve të luftës.
“Jemi në prag të atij momenti kur kjo ngjarje e tmerrshme do të ndryshojë – nga kujtesa, do të hyjë në histori”, tha të hënën në Nju Jork, Silvan Shalom, ministri i Jashtëm izraelit në seancën e parë speciale të OKB, kushtuar çlirimit të kampeve naziste të vdekjes.
“Numri i të mbijetuarve vazhdon të zvogëlohet”, shtoi Shalom. Presidentët e Izraelit, Gjermanisë, Polonisë, Rusisë dhe Francës do të jenë ndër 30 krerët e shteteve që do të udhëtojnë për në qytetin polak Osviecim (më shumë i njohur me emrin gjerman Auschwitz). Gjithashtu, shtëpitë mbretërore të Evropës do të kenë përfaqësuesit e tyre të lartë.
Uashingtoni do të dërgojë zëvendëspresidentin Dick Cheney, ndërkohë që të tre ish-presidentët e SHBA, që janë ende gjallë, Bill Clinton, George Bush Senior dhe Jimmy Carter pritet të jenë pjesëmarrës.
Britania do të dërgojë Princin Eduard dhe Sekretarin e Jashtëm, Jack Straw, një nivel përfaqësimi që ka bërë të ngrejnë vetullat shumë organizatorë dhe diplomatë.
Holokausti, përpjekja unike për të shkatërruar hebrenjtë evropianë përmes vrasjeve të organizuara në masë të 6 milionë njerëzve, u zhvillua në pjesën më të madhe të saj në Evropën Lindore në hapësirën ndërmjet Gjermanisë dhe Rusisë, ndonëse ndër viktimat janë mijëra evropiano- perëndimorë.
Diskutimi i zgjedhjes së Evropës Lindore si terren për vrasjet dhe indiferenca e perëndimit ndaj kësaj ka qenë temë kryesore e fjalimeve të shumta të kësaj jave, në kujtim të ligësive të viteve dyzetë.
“Krimi ishte menduar të mbahej i fshehtë”, tha Bronislav Geremek, anëtari polak i Parlamentit Evropian dhe ish-ministër i Jashtëm. “Gjermania Naziste zgjodhi Poloninë si vendin e masakrës së hebrenjve evropianë... për të fshehur krimin e tyre nga bota, duke e kryer atë larg në Evropën Lindore”.
Elie Wiesel, një e mbijetuar e Auschwitzit dhe fituese e Çmimit Nobel, që do të flas në aktivitetet e sotëm, tha se 60-vjetori duhet ta kujtojë patjetër këtë “indiferencë të turpshme. Tragjedia jonë mund të ishte shmangur dhe fushëveprimi i saj me siguri do të ishte zvogëluar shumë, nëse Britania dhe SHBA do të kishin qenë më të vendosur në rezistencën fillestare ndaj Hitlerit dhe më bujarë në trajtimin e refugjatëve hebrenj”, tha ajo.
Disa prej udhëheqësve që do të marrin pjesë në ceremonitë e sotme kanë lidhje të dhimbshme personale me kampin. Papa Gjon Pali, ish-peshkop në qytetin e Krakovës aty pranë, përfaqësohet nga Kardinali Zhan Mari Lustiger, një hebre i konvertuar në katolik, nëna e të cilit u vra në Auschwitz.
I pranishëm do të jetë gjtihashtu Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Jushenko, babai i të cilit, një ushtar i Ushtrisë së Kuqe, ishte internuar gjithashtu në kamp.
Ngjarjet e kohëve të fundit, sidomos fotot e Princit Harry me uniformë naziste në një festë në fillim të muajit, si dhe zemërimi i provokuar nga neonazistë gjermanë, që marshuan përpara parlamentit të shtetit të Saksonisë, ndërkohë që mbahej një minutë heshtje për viktimat e Holokaustit, kanë përqëndruar vëmendjen te problemi i rritjes së amnezisë së përgjithshme në lidhje me genocidin.
Pas pjesëmarrjes në përkujtimin e D-Day në Normandi, vitin e kaluar, Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, do të shkojë në Moskë në maj për aktivitetet që do të shënojnë fitoren e Rusisë mbi Gjermaninë naziste, ndërkohë që Presidenti Horst Kohler do të jetë sot në Auschwitz.
Leksione të pamësuar?
Kryetari i Kongresit Botëror Hebre, Israel Singer, tha se Evropa ka shumë për të bërë. “Eshtë turp që mësimet e nxjerra nga kjo analizë kontinentale e vetvetes janë harruar kaq shpejt”, tha Singer, gjatë përkujtimores në Berlin. “Përjetojmë mungesë ndjeshmërie ndaj Holokaustit, nga ana e brezit të ri të Evropës”. Ai bëri thirrje për krijimin e një komisioni evropian që do të përhapë informacion për Holokaustin, ndërkohë që të mbijetuarit janë ende gjallë. “Vetëm ata që e kanë përjetuar mund ta bëjnë të besueshëm për të tjerët”, tha Noah Flug, një i mbijetuar i Auschwitz dhe President i Komitetit Ndërkombëtar të Auschwitzit, i cili organizoi përkujtimoren në Berlin.
“Ne donim të mbijetonim, me qëllimin që t’i tregonim botës tmerret që pamë me sy”.
Një tjetër ish i burgosur i Auschwitzit, Kurt Julius Goldstein, kujton se si u detyruan të bënin “marshimin e vdekjes” drejt perëndimit, duke iu larguar ushtrisë sovjetike që përparonte, dke thënë se vetëm 500 të burgosur në kolonën e gjatë prej 3000 vetësh mbijetuan. “Auschwitz është varreza më e madhe e të gjithë botës. Asnjë prej tyre nuk ka një gur memoriali – nazistët donin që të harroheshin. Ne kemi detyrën që të mos lejojmë që kjo të ndodhë”.
Puna e rëndë dhe kampi vranë 6 000 në ditë
· Forcat gjermane që pushtuan Poloninë ngritën Auschwitzin në 1940, si kamp punëtorësh për të burgosur polakë, duke e zgjeruar në një kamp të madh pune dhe vdekje;
· Kompleksi përbëhej nga tre kampe dhe të paktën 36 nënkampe, të ndërtuar jashtë qytetit të Osviecim mes viteve 1940 dhe 1942;
· Auschwitz I u ndërtua për të burgosurit politikë polakë në qershor 1940;
· Auschwitz II u ndërtua në tetor 1941. Ai mbante më shumë se 100 000 të burgosur dhe kishte dhoma gazi në gjendje të mbysnin 2000 vetë në ditë. Deri në 1944, afro 6000 vetë në ditë vriteshin në kamp;
· Auschwitz III furnizonte me forcë punëtore Uzinën Farben aty pranë, e cila prodhonte gazin Ziklon-B, që përdorej në kampet naziste të përqëndrimit.
· 1.2 – 1.5 milionë vetë vdiqën në kampe, nga të cilët afro 1 milion ishin hebrenj.
· Grupe të tjerë përfshinin të burgosur politikë polakë, të burgosur lufte sovjetikë, romë, njerëz me aftësi të kufizuara, homoseksualë dhe të burgosur të ndërgjegjes ose besimit fetar;
· Kampi u çlirua nga ushtarët sovjetikë më 27 janar 1945;
· Afro 200 000 të burgosur në kamp mes viteve 1940–1945 mbijetuan;
Nga afro 7000 gardianë në Auschwitz, përfshirë 170 femra, 750 u gjykuan dhe dënuan pas humbjes së Gjermanisë naziste.