Specialistët, popullsia 1 muaj rezerva ushqimore
27/01/2005
Plani Kombëtar i Emergjencave Civile për miratim në muajin mars
Para një muaji, Qeveria shqyrtoi "Planin kombëtar të Emergjencave Civile", që do të diskutohet në Kuvend në muajin shkurt, ndërsa vetëm në muajin mars pritet të kalojë për miratim. E ndërkohë dëbora do të ketë shkrirë. Emergjenca në zonat e bllokuara do të ketë marrë fund. Një muaj më parë, ekspertët e qeverisë kanë kërkuar që në të gjitha zonat e rrezikuara nga dëbora të mbahet një inventar i qartë të makinave që shërbejnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Sipas strategjisë për emergjencat civile, zonat më të prekura nga dëbora e madhe dhe orteqet janë Tropoja, Kukësi, Dibra, Puka, Shkodra dhe Mati. Sipas të dhënave, në rast se ngricat dhe bllokimi i rrugëve zgjat më shumë se 30 ditë, do të kërkohet ndërhyrja e strukturave të posaçme, pasi vlerësohet se popullsia e këtyre zonave nuk mban ushqime rezervë për më shumë se 30 ditë. Rrugët zakonisht bllokohen kur trashësia arrin në 30 centimetër. Gjithsesi, ndikimi prej ngricave dhe dëborës cilësohet afatshkurtër dhe pa pasoja të mëdha ekonomike mbi popullsinë. Stuhitë e forta mund të sjellin një dëm të madh në sistemin e energjisë, ndërsa temperaturat e ulëta mund të sjellin ngrirjen e sistemit të ujit të pijshëm. Detyrat për përballimin e situatave të tilla janë paralajmërimi në kohë i popullsisë, sensibilizimi për mbajtjen e rezervave ushqimore më të mëdha dhe pastrimi sa më i shpeshtë i rrugëve nga dëbora. Sigurimi i ngrohjes dhe i strehimit, garantimi me veshje të leshta dhe batanije janë cilësuar si mjetet më të domosdoshme. Në masat mbrojtëse është përfshirë dhe mbyllja e shkollave dhe shërbimeve të tjera, të cilësuara jo thebësore. Ndërsa qeveria duhet të marrë masa për përforcimin e ambienteve, ku ofrohen shërbimet mjekësore. Në strategjinë për emergjencat civile, Shqipëria është cilësuar si një vend, i cili preket shpesh nga dëbora e madhe si dhe nga orteqet.