Francë-Shqipëri,seksione dygjuhëshe
27/01/2005
Pavarësisht se gjuha angleze ka sunduar botën dhe teknologjinë, frankofonia vazhdon të ndjehet në Shqipëri. Për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe ambasada franceze do të nënshkruajnë së shpejti në Tiranë Marrëveshjen Administrative për funksionimin e seksioneve dygjuhëshe. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi, priti dje në një takim të veçantë ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Republikës së Francës në Tiranë, Françoise Bourolleau. Ambasadorja e re franceze në vendin tonë u shpreh se vizita e fundit e Kryeministrit Nano në Paris i bindi edhe një herë autoritetet e larta franceze që frankofonia është e gjallë në Shqipëri. Ministri Memushi vlerësoi ndihmën e Francës në pasurimin e literaturës që administrohet në shkollën shqiptare, shkëmbimet e vazhdueshme të lektorëve, studentëve dhe studiuesve shkencorë.