E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Të shpallet gjendja e fatkeqësive natyrore

27/01/2005  

Lëvizja Socialiste për Integrim kujton se qeveria e ka harruar prej kohësh veriun e vendit. LSI kërkon nga Qeveria shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë zonat e përfshira, ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, ngritjen e Komisioneve Vendore në nivel qarku, bashkie dhe komune, në përputhje me legjislacionin në fuqi, hartimin e një plani për përballimin e situatës së krijuar, duke angazhuar resurset e nevojshme financiare, logjistike dhe njerëzore me qëllim parandalimin e përkeqësimit të situatës, pakësimin e dëmeve dhe normalizimin e gjendjes në këto zona në një periudhe sa më të shkurtër. Qeveria të mos humbasë asnjë minutë, por të dërgojë urgjentisht furnizime ushqimore dhe medikamente, të furnizojë pa ndërprerje me energji elektrike, të përqëndrojë kapacitete shtesë njerëzore e logjistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›