Solis: Spitalet në gatishmëri për urgjencat
27/01/2005
Që për shkak të ngricave dhe rrugëve të zëna të mos ketë viktima ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, urdhëroi ngritjen e një grupi pune, që do të merret me koordinimin e shërbimit të urgjencave nga një rreth në tjetrin dhe dërgimin e barnave në Veri. Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, urdhëroi dje që Drejtoria e Shëndetit Publik së bashku me Drejtorinë Spitalore dhe atë të Kujdesit Shëndetësor Parësor të krijojnë grupin e punës për përballimin e situatës së jashtëzakonshme nga reshjet e dendura të dëborës. Drejtoria Spitalore duhet të marrë masa për garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike, shërbimit të urgjencës mjekësore, furnizimin me barna për spitalet e rretheve. Drejtoritë spitalore urdhërohen që të bashkëpunojë me Ministrinë e Shëndetësisë për transportin e emergjencave mjekësore të patrajtueshme nga ana mjekësore në spitalin e rrethit. Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor në bashkëpunim me Drejtorinë
Rajonale të Sigurimit Shëndetësor të monitorojë aktivitetin
shëndetësor të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në fshat për të përballuar çdo nevojë për barna dhe asistencë mjekësore të kualifikuar nëse është e nevojshme. Drejtoria e Shëndetit Publik çdo ditë duhet të informojë pranë kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 8.00-9.00 të mëngjesit për situatën
shëndetësore të rrethit që ajo është përgjegjëse. Solis urdhëron dhe bashkëpunimin me Prefekturën, Bashkinë apo Komunat për të
koordinuar veprimet për të zgjidhur situata që kërkojnë ndërhyrjen e tyre.