E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës

27/01/2005  

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike tha dje se qeveria ka dëshmuar mungesë kapacitetit për të menaxhuar gjendjen e rënduar në Veri të vendit nga reshjet e dëborës. "Lidhur me gjendjen e ditëve të fundit në Veri, më duhet të theksoj se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për përballimin e situatës, dhe për ta menaxhuar atë. Gjithashtu nuk janë marrë masat e nevojshme për të zhbllokuar rrugët dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve", tha Bode. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, nga ana e saj opozita i ka kërkuar të zgjedhurve të saj lokalë, një raport të detajuar për nevojat më imediate si dhe për rrugët e daljes nga kjo situatë. "Por deri më sot sikurse e dini deri më sot, sikurse e dini nuk janë marrë në konsideratë nga ana e qeverisë shqiptare", tha Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›