Australi, dhunonte të bijën të izoluar për 30 vjet
Një rast i ri i një babai monstër është zbuluar në Australi, një burrë është arrestuar në Melburn me akuzën se ka mbajtur të bijën të izoluar për 30 vjet larg pjesës tjetër të botës, duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të, nga të cilat kanë lindur katër fëmijë. Katër vogëlushët, një prej të cilëve ka vdekur pak pas lindjes, kanë lindur në spital ku emri i të atit nuk është regjistruar. Një rast që ngjan me atë të austriakut Fritzl. Dhuna ndaj të bijës ka nisur në vitin 1981, kur vajza sapo kishte mbushur 11 vjeçe. Tani që ajo është 39 vjeç ka arritur të gjejë mënyrën t’ia tregojë historinë e saj një polici. I ati është arrestuar, por është deklaruar i pafajshëm. Vajza tani jeton në një qytet tjetër e ndihmuar nga shërbimet sociale, bashkë me tre fëmijët e saj.