Australi fituesja e turneut te madh te tenisit ne Melburn

Pas dy javësh jashtëzakonisht të vështira ja ku vjen një moment prehjeje. Viktoria Azarenko feston në mënyrë të merituar triumfin e saj të madh në turneun e Grand Slemit në Melburn, hap shampanjën dhe shprehet:
“Nuk pata shumë gjumë, vetëm 4 orë. U ula tek kompjuteri im duke iu përgjigjur mesazheve”.
Aty në bregun e lumit Jarra, tenistja e re bjelloruse tregon trofeun e Australian Openit, të fituar pas një rruge të gjatë dhe finales ndaj Maria Sharapovës, i pari triumf i madh në këtë sport për një atlete nga ky vend ish-sovjetik, e cila flet sërish për festën.
“Shkuam të festonim paksa bashkë me skuadrën. Kërcyem pak. U kënaqa që D.J. luajti një nga këngët e mia të preferuara”.
Azarenka 22-vjeçare nuk ishte favorite, por nuk pyeti aspak për parashikimet duke e fituar Australian Openin pas një finaleje të bukur dhe të zotëruar bindshëm ndaj ruses Sharapova, ndërsa tani bjellorusja ka fituar edhe numrin 1 të tenisit botëror të femrave.