E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja e Shtetit Clinton leter urimi Presidentit Nishani

Presidenti i zgjedhur i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim ambasadorin e SHBA në vendin tonë Z. Aleksandër Arvizu, i cili i shprehu Presidentit Nishani urimet e tij me rastin e zgjedhjes në krye të shtetit dhe mbështetjen për vijimin e bahskëpunimit.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer me ambasadën e SHBA, i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë gjatë drejtimit të tyre nga Z. Nishani, si dhe u shpreh angazhimi për të vijuar me të njëjtin nivel bashkëpunimi.
Në takim u nënvizua rëndësia e rolit të Presidentit të Republikës dhe kontributi i tij për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.
Ambasadori i SHBA Z. Alexander Arvizu i dorëzoi Presidentit të zgjedhur të Republikës Z. Bujar Nishani edhe një letër urimi, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, nga Sekretarja e Shtetit e SHBA Znj. Hillary Rodham Clinton.

Në këtë letër Sekretarja Clinton shprehet:
“Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave europiane të popullit shqiptar.
Roli juaj si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës.
Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare”,-shkruan Sekretarja e Shtetit të SHBA Clinton, në letrën e saj të urimit për Presidentin Nishani,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›