Punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit 15 muaj pa paga
11/12/2009 Lushnjë, askush nuk u jep përgjigje se çka ndodhur me paratë e tyre
“Mendojmë që dikush tjetër i ka marrë ato në vend tonë”
LUSHNJE- Duket se është në vështirësi financiare Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Lushnjës. Janë rreth 80 punonjës të kësaj ndërmarrjeje, të cilët nuk kanë marrë ende pagën qysh më shumë se para 1 viti. Punonjësit janë kryesisht ata, të cilët punojnë në zonat rurale të kësaj ndërmarrjeje, që ende vazhdojnë të punojnë më shpresë se një ditë do të paguhen.
“Vijmë në zyrat e ndërmarrjes sonë, thotë punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Bashkim Allkaj, dhe nuk na pranojnë fare në bisedime. Se ku kanë ngecur gjërat nuk e dimë. Vijmë në Bashki na mbyllin dyert. E si të mos mjaftonte kjo na shajnë, na ofendojnë. Nën prefekti i Lushnjës na ka dhënë një numër të Kryeministrit, i kemi dërguar një mesazh dhe as nuk na ka kthyer përgjigje. Gjithçka është e kotë. Unë kam qenë përgjegjës zone për komunën Rremas për 2 vjet rresht. Unë kam 15 muaj fiks pa i marrë lekët. Na thonë “jo nuk kanë ardhur nga shteti”. Unë mendoj se këto lekë janë të marra. Përderisa ato nuk kanë ardhur në dorën tonë qysh para 15 muajsh, ato nuk vijnë më. Dikush i ka marrë në emrat e të tjerëve. Tani në jemi të detyruar të shkojmë në gjykatën e rrethit. Nga puna nuk na kanë hequr akoma, por shpresën tashmë e kemi vetëm në organet e drejtësisë”. Një tjetër punonjës shumë i shqetësuar pohon se ka muaj që sorollatet andej-këtej për lekët e punës së kryer, por askund nuk ka gjetur zgjidhje. “Kudo që shkoj më kanë thënë se lekët do t’i marrësh përderisa je në punë”,- thotë Barjam Fariu. Unë jam pompist i stacionit të Kryekuqit. Unë kam 17 muaj pa marrë pagën time”. Ndërkohë drejtuesit e kësaj ndërmarrje nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë situatë të krijuar.