E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia goditet nga një stuhi e papritur, përmbytje



Një stuhi e papritur ka goditur periferinë e Perth në Australi, të martën, duke sjellë me vetë shkatërrim dhe panik. Stuhia e fuqishme, sipas ekspertëve të motit, në dy orë , ka derdhur 4 herë më shumë , sesa mesatarja e reshjeve në një muaj.
Meteorologët thonë se kjo ishte një nga stuhitë me të fuqishme që ka goditur vendin gjatë viteve të fundit, veçanërisht në Australinë Perëndimore, duke regjistruar erëra me shpejtësi dderi në 120 km në orë, reshje shiu dhe breshër me përmasa të mëdha. Rrugët kryesore u përmbytën menjëherë, dhe kokrrat e breshërit shkatërruan e dëmtuan shumë makina e shtëpi.
Stuhia provokoi rrëshqitje të tokës , gjë e cila detyroi dhjetëra njerëz të evakuonin banesat në të cilat ndodheshin, për tu shpërngulur në një vendbanim të përkohshëm. Kostoja e dëmeve mund të arrijë deri në qindra milionë dollarë, informoi rrejti lokal "Australian Broadcasting Corporation". "Kjo është hera e parë që kemi parë të bjerë shi në Perth për aq kohë sa kemi këtu. Ne jemi në pushime, kemi ardhur që nga muaji dhjetor dhe është hera e parë që shohim një stuhi të tillë, kaq të tmerrshme", tregon i shokuar për mediat lokale, turisti Barry Horgan. Ndërkaq më shumë se 100 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›