E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger kritikon Real Madridin


Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kritikuar metodat e Real Madrid për të nënshkruar me emra më të mëdhenj në vend që të fokusohet në fitimin e trofeve.

Francezi ka ngritur këto pyetje duke u bazuar në formën e fundit të Realit në Ligën e Kampionëve, pasi klubi nuk ka kaluar në çerekfinale gjatë gjashtë viteve të kaluara dhe dyshon nëse klubi vërtet dëshiron të fitojë trofe.

"është sukses për Realin kur ata blejnë lojtar me emër, në këtë mënyrë ata ulin shqetësimin e fansave. Mua më duket çuditshëm kur fansat kërkojnë nënshkrime të reja më shumë se sa trofe", ka thënë Wenger.

" Real Madridi, për shembull është eliminuar në 16-shen e fundit (1/8 e finales) të Ligës së Kampionëve për gjashtë vite. është shumë delikate", ka shtuar francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›