Australia kerkon ndihme nderkombetare

Në lajmin e raportuar në mesditë nga rrjetet informative, Gillard paralajmëroi gjithashtu që rimëkëmbja në një zonë që ka madhësinë e Gjermanisë dhe Francës së bashku mund të jetë e ngadaltë.
Katër persona kanë humbur jetën, më shumë se pesë miliard dollarë dëme janë llogaritur deri tani, ndërsa industria e qymyrgurit, e cila prodhon çdo vit 50 miliard dollarë fitime qëndron tërësisht e mbyllur.
”Shkalla e katastrofës, sidomos kur e sheh nga ajri është me të vërtetë e përmasave gjigante. Zona të tëra ngjajnë sikur janë një det me ujë të pistë, ndërsa në vende të caktuara masa të mëdha uji vazhdojnë të lëvizin me shpejtësi”, deklaroi Gillard.
”Eshtë e qartë se dëmet janë të jashtëzakonshme dhe do të kemi nevojë për ndihmën e të gjithë miqve tanë për të rimëkëmbur ekonominë. Fatkeqësisht, pasojat e përmbytjes do të vazhdojnë të ndihen edhe disa kohë pasi ajo të ketë përfunduar”.
Deri tani, 200 mijë persona janë shpërngulur nga furia e ujit. Në qytetin e Rokhemptonit, pranë lumit Fitzroi, niveli i ujit arriti kulmin e 9,2 metrave të mërkurën. Në tre ditë niveli ka rënë me vetëm pesë centimetra.