Pato, rikthehet 100 për qind

Alexandre Pato më në fund e ka gjetur buzëqeshjen.
Pas disa sezonesh që e përshkuan me lëndime, duket se sulmuesi brazilian e ka gjetur formën më të mirë.
Ai ka realizuar në fitoren e Brazilit ndaj Bjellorusisë me rezultat 3:1.
“Po, jam rikthyer në formë 100 për qind”, ka thënë sulmuesi i Milanit pas ndeshjes, ku përpos tij shënuan edhe Oscar e Neymar. Me ekipin jug-amerikan, Pato shpreson që ta fitojë medaljen e artë dhe t’i gëzohet një trofeu me vendin e tij pas një kohe të gjatë. Pas përfundimit të Olimpiadës, ai e ka objektiv të shënojë sa më shumë gola me Milanin, në sezonin e ri.