E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Digit–Alb’ merr Superligën e Kosovës

Kompania mediatike, ‘Digit–Alb’ është fitues i të drejtave për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2012/2013.

Me 110 mijë euro të ofruara, ‘Digit–Alb’ e ka bindur Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) se e meriton t’i transmetoj drejtpërdrejt ndeshjet e elitës së futbollit kosovar në vendin tonë, ashtu siç do t’i transmetoj edhe duelet më të rëndësishme të kampionateve më të forta evropiane nëpërmjet ‘Super Sport Kosova’.

“Ne, si FFK jemi të kënaqur sepse këtë po ja besojmë një kompanie me shumë përvojë

dhe profesionalizëm e cila tashmë para adhuruesve të sportit e në veçanti të futbollit u ofron të

gjitha evenimentet sportive dhe Ligat më prestigjioze në Evropë”, ka thënë Vokrri.

Kurse, Alban Jaho ishte i lumtur që kompania e tij do ta transmetoj për herë të parë kampionatin kosovar. E për këtë, ‘Digit–Alb’ do t’i shpërblej tifozët shqiptar me organizimin e një turneu mes ekipeve shqiptare dhe atyre kosovare.

“Unë e falënderoj FFK-në për një proces mjaft të mirë dhe transparent. Ne po ashtu në kuadër të kësaj marrëveshje do të organizojmë një turne ku do të marrin dy skuadra nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. Ne shpresojmë se të dyja palët do të ndahemi të kënaqur”, ka thënë drejtori i ‘Digit–Alb’.

Në anën tjetër, FFK-ja e ka prezantuar edhe një sponsor të ri. Fjala është për kompaninë e fluturimeve ‘Air Prishtina AG’, e cila tash e tutje do t’i marr përsipër udhëtimet e përfaqësueseve të Kosovës, kur ato do të zhvillojnë ndeshje jashtë vendit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›