Barça-Real, sfida vazhdon
29/01/2005 Sevilia ka mundësi t`i rrëmbejë pikë Barcelonës, kur dy skuadrat do të takohen të dielën, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin spanjoll, ndërsa Real Madrid do të ndeshet me Numancian, ku është parashikuar një fushë e mbushur me borë.
Probleme për Pujol
Skuadra e Frenk Rajkard ka shtatë pikë më shumë se Real Madrid, por Karles Pujol është duke luftuar me dhembjet në stomak dhe kështuqë Rafael Markuez dhe blerja e re, Demetrio Albertini, mund të merren në konsideratë, nëse futbollisti nuk do të niset për në Sevilia, ndërsa transferimi i plotë i Maksi Lopez do të mbyllet vetëm të enjten e ardhshme.
Shpresa për t`u grumbulluar
Pablo Ruiz ka këputur një ligament të gjurit në ndeshjen e Kupës së Mbretit dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut për ndeshjen me Barcelonën, ndërsa sulmuesi Antonito, shpreson të grumbullohet për këtë takim të rëndësishëm dhe ka thënë: “Ne e respektojmë Barcelonën, por nuk i trembemi aspak atyre- ka vazhduar. Ata duhet ta dinë mirë se ne i kemi të gjitha shanset për të fituar tri pikët në këtë takim dhe kjo është ajo, që ne kemi ndër mend të bëjmë“.
Temperaturat e ftohta
Real Madrid do të udhëtojë për në Soria, ku temperaturat nën zero e kanë detyruar Numancian, të shtyjë ndeshjen e Kupës së Mbretit. Madrilenët duhet të bëjnë pa dy futbollistët amerikano-jugorë. Ronaldo ndodhet në Brazil, ku është duke i qëndruar pranë babait, për kushte jo të mira shëndetësore.
Dëmtime te Valencia
Valencia, skuadër që renditet në vendin e tretë, pret Atletik Bilbaon, në stadiumin Mestaja. Jo pak probleme e kanë shqetësuar trajnerin Ranieri, që në javët e fundit i është dashur të bëjë pa shërbimin e Kaneirës, Vicente Rodriguez, Françisko Rufete dhe David Navarro. Për Atletikon, një dëmtim në gju ka bërë që Ismael Urzais, të jetë në dyshim.
Takimet e tjera
Espanjol do të ndeshet me Betis, dy skuadra që janë shumë pranë njëra-tjetrës në klasifikim, ndërsa Vilareal do të kërkojë të ndjekë hapin e mirë të nisur në fillim të 2005-ës, kundër Real Sociedat me Nihat, të skualifikuar.
Vetëm një pikë e ndan Osasunën nga Deportivo, që do të ndeshen në Pamploma.
Atletiko Madrid do të ketë përballë Albaceten, Majorka kundër Getafes, Santander me Levanten, ndërsa Malaga do të udhëtojë në Saragoza.