Australi,përmbytje masive, vërshojnë në rrugë krokodilët
Përmbytjet masive vazhdojnë të godasin sërish Australinë. Situata është tepër kritike në shtetin e Queenslandit, veccanërisht në pjesën veriore të të tij. Autorietet njoftojnë se nëpër rrugët e përmbytyra kanë vërshuar edhe krokodilët e për këtë arsye, janë paralajmëruar banorët që të kenë shumë kujdes. Meteorologët thonë se shirat e rrëmbyeshëm dhe ciklonët do të vazhdojnë të shoqërojnë ditët në vijim. Një krokodil rreth 1.6 metra i gjatë, është parë në rrugë në afërsi të një makine në Townsville të martën. Ekspertët thanë se krokodili kishte humbur disa dhëmbë dhe kishte marrë edhe disa plagë të lehta. Rreth 17-të lumenj kanë vërshuar duke dale nga shtretërit e tyre dhe rreth 62 % e hapësirës në Queensland, është përmbytur. Quensland është shteti i dytë më i madh i Australisë dhe autoritetet kanë deklaruar gjendjen e emergjencës si pasojë e katastrofës natyrore. Disa zona janë krejtësisht nën ujë dhe disa të tjera janë izoluar prej javësh, njoftuan zyrtarët vendas. Përmbyjtet kanë nisur që në dhjetor të vitit të kaluar.